bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Daniel 1
Daniel 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 2 →
1
Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit, mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi e rrethoi Jerusalemin.
2
Atëherë Zoti i dorëzoi atij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë me një pjesë të sendeve të tempullit të Perëndisë. Nabukodonosori i solli robërit në tokën e Shinarit, në vendin ku ishte tempulli i perëndisë së tij, ndërsa sendet i vuri në thesarin e perëndisë së tij.
3
Ai urdhëroi Ashpenazin, kreun e zyrtarëve të tij, që t'i sillnin disa djem me prejardhje mbretërore apo me prejardhje fisnike,
4
të rinj pa asnjë të metë, të pashëm, të mençur e plot urti, të zgjuar, të ditur e të aftë për të shërbyer në pallatin mbretëror, dhe t'u mësonin shkrimin e gjuhën e kaldenjve.
5
Mbreti kishte urdhëruar që çdo ditë t'u jepnin nga gjellët e shijshme të mbretit dhe nga vera që pinte ai vetë e t'i edukonin për tri vjet, pas të cilëve ata do të hynin në shërbim të mbretit.
6
Mes tyre ishin edhe Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azarjahu, prej fisit të Judës.
7
Kreu i zyrtarëve u vuri atyre emra të tjerë. Danielin e quajti Belteshacar, Hananiahun Shadrak, Mishaelin Meshak e Azarjahun Abed Nego.
8
Danieli vendosi me gjithë zemër të mos përlyhej me gjellët, me verën e me pijet e mbretit. Kështu, ai i kërkoi kreut të zyrtarëve që të mos përlyhej.
9
Perëndia bëri që Danieli të gjente hir e dhembshuri para kreut të zyrtarëve.
10
Por ai i tha Danielit: «Kam frikë nga zotëria im, mbreti. Ai e caktoi vetë çfarë do të hani e çfarë do të pini. Po të shohë se jeni më të hequr në fytyrë se djelmoshat e tjerë të moshës suaj, do të më vini kokën në rrezik para mbretit».
11
Atëherë Danieli i tha rojtarit, që kreu i zyrtarëve kishte caktuar për vetë Danielin, për Hananiahun, Mishaelin e Azarjahun:
12
«Vëri në provë, të lutem, shërbëtorët e tu për dhjetë ditë. Le të na japin perime për të ngrënë e ujë për të pirë.
13
Pastaj krahaso pamjen tonë me pamjen e djelmoshave që hanë nga gjellët e mbretit. Atëherë vepro me shërbëtorët e tu sipas asaj që do të shohësh».
14
Rojtari e pranoi kërkesën e tyre dhe i vuri në provë për dhjetë ditë.
15
Si kaluan të dhjetë ditët, pamja e tyre dukej më e bukur e më e shëndetshme sesa pamja e të gjithë djelmoshave që kishin ngrënë nga gjellët e mbretit.
16
Kështu, rojtari ua hoqi gjellët, verën e pijet dhe u dha perime.
17
Perëndia u dha këtyre katër djelmoshave dije e mençuri për të kuptuar çdo shkrim e urti. Danielit i dha edhe aftësinë për të kuptuar vegime e ëndrra.
18
Kur mbaruan ditët e caktuara prej mbretit për t'i paraqitur para tij, kreu i zyrtarëve i solli para Nabukodonosorit.
19
Mbreti bisedoi me ta, por, mes gjithë djelmoshave, nuk gjeti asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli e Azarjahu. Kështu, ata u vunë në shërbim të mbretit.
20
Sa herë që kërkonte mendim për ndonjë çështje urtie a diturie, mbreti pa se ata ishin dhjetë herë më të aftë se të gjithë magjistarët dhe shortarët e mbarë mbretërisë së tij.
21
Danieli qëndroi në shërbim të mbretit deri në vitin e parë të mbretërimit të Kirit.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12