bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Esther 1
Esther 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 2 →
1
Në kohën e Kserksit, të atij Kserksit që sundoi mbi njëqind e njëzet e shtatë krahina nga India deri në Kush,
2
në atë kohë, pra, kur Kserksi ishte mbret mbi fronin e mbretërisë së vet, që gjendej në kështjellën e Shushanit,
3
në vitin e tretë të mbretërimit të tij, ai shtroi një gosti për të gjithë prijësit dhe nëpunësit e vet. Ishin të pranishëm edhe ushtarakët e Persisë e të Medës, bashkë me fisnikët dhe kryetarët e krahinave,
4
kur ai shfaqi begatinë lavdiplotë të mbretërisë së tij dhe nderin hijerëndë të madhështisë që zgjati shumë kohë: njëqind e tetëdhjetë ditë.
5
Pas këtyre ditëve, mbreti shtroi një gosti shtatëditore, në kopshtin e pallatit mbretëror, për mbarë popullin që gjendej në kështjellën e Shushanit, për të madh e për të vogël.
6
Pëlhura pambuku vjollcë, lidhur me gjalma liri e purpuri, vareshin në shtiza argjendi e shkopinj mermeri, ndërsa ndenjëset e arta e të argjendta ishin vendosur mbi shtrojën prej graniti, mermeri, margaritarësh e gurësh.
7
Pija shërbehej në enë ari, të larmishme, dhe verë mbretërore kishte me shumicë, siç i ka hije mbretit.
8
Sipas dokeve, për pijen nuk kishte asnjë detyrim, se mbreti i kishte urdhëruar të gjithë përgjegjësit e pallatit të vet të vepronin si t'ua kishte ënda.
9
Edhe mbretëresha Vashti shtroi një gosti për gratë në pallatin mbretëror të mbretit Kserks.
10
Ditën e shtatë, kur mbreti ishte ngazëlluar me verë, u tha Mehumanit, Biztait, Harbonait, Bigtait, Abagtait, Zetarit e Karkasit, shtatë eunukëve që i shërbenin mbretit Kserks,
11
të sillnin para mbretit mbretëreshën Vashti me kurorë mbretërore, për t'i treguar popullit e prijësve bukurinë e saj, se ajo ishte e hijshme për t'u parë.
12
Mbretëresha Vashti nuk pranoi të vinte, siç e kishte urdhëruar mbreti me anë të eunukëve. Atëherë mbreti u zemërua fort dhe zjeu nga mëria,
13
prandaj iu drejtua të urtëve, që i njihnin doket, sepse çështjet e mbretit shtroheshin para tërë njohësve të ligjit e të dokeve,
14
dhe ata që ai mbante më afër ishin Karshenai, Shetari, Admatai, Tarshishi, Meresi, Marsenai e Memukani, shtatë prijës të Persisë e të Medës, të cilët shiheshin me mbretin e zinin kryet e vendit në mbretëri:
15
«Sipas ligjit, si duhet vepruar me mbretëreshën Vashti, pasi ajo nuk e zbatoi urdhrin që i dha mbreti Kserks me anë të eunukëve?».
16
Atëherë Memukani tha para mbretit e prijësve: «Mbretëresha Vashti nuk gaboi vetëm kundrejt mbretit, por kundrejt gjithë prijësve e mbarë popujve që gjenden në krahinat e mbretit Kserks,
17
sepse të gjitha gratë do ta marrin vesh këtë veprim të mbretëreshës, do t'i përçmojnë burrat e vet e do të thonë: mbreti Kserks urdhëroi të sillnin para tij mbretëreshën Vashti, por ajo nuk erdhi.
18
Që nga sot, fisniket e Persisë e të Medës, që dëgjuan çfarë bëri mbretëresha, do t'u tregojnë të gjithë prijësve të mbretit e do të ketë shumë përçmim e zemëratë.
19
Nëse mbretit i duket e përshtatshme, le të nxjerrë një urdhër mbretëror ai vetë e le të shkruhet ndër ligjet e Persisë e të Medës, që të mbetet i pakthyeshëm, se Vashti nuk do të dalë më para mbretit Kserks e vendin e saj mbretëror t'ia japë mbreti një tjetër gruaje më të mirë se ajo.
20
Kur këtë vendim, që do të nxjerrë mbreti, ta marrë vesh mbarë mbretëria, sado që është e madhe, të gjitha gratë, nga më e rëndësishmja deri te më e parëndësishmja, do t'i nderojnë burrat e vet».
21
Kjo gjë i pëlqeu mbretit e prijësve, prandaj mbreti veproi siç i tha Memukani.
22
U dërgoi letra të gjitha krahinave të mbretërisë, secilës krahinë sipas shkrimit të vet e secilit popull në gjuhën e vet, me qëllim që secili burrë të sundonte në shtëpinë e vet e të fliste me gjuhën e popullit të vet.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10