bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Ezra 1
Ezra 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 2 →
1
Në vitin e parë të mbretërimit të Kirit, mbretit të Persisë, për të përmbushur atë që kishte thënë përmes Jeremisë, Zoti e nxiti shpirtin e Kirit, mbretit të Persisë, të shpallte në mbarë mbretërinë e tij këtë vendim të shkruar:
2
«Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: Zoti, Perëndia i qiellit, më ka dhënë të gjitha mbretëritë e tokës dhe më ka urdhëruar të ndërtoj për të një tempull në Jerusalem të Judës.
3
Kush nga ju i përket popullit të tij, Zoti, Perëndia i tij qoftë me të! Le të kthehet në Jerusalem të Judës dhe të ndërtojë tempullin e Zotit, Perëndisë së Izraelit, Perëndisë që është në Jerusalem.
4
Të gjithë ata që kanë mbetur gjallë prej këtij populli, kudo qofshin, le të ndihmohen nga njerëzit e vendeve, ku ata banojnë, me ar e me argjend, me pasuri, me bagëti e me dhurata, për të ndërtuar tempullin e Perëndisë në Jerusalem».
5
Atëherë krerët e vëllazërive të Judës e të Benjaminit, priftërinjtë e levitët, si dhe të gjithë ata që Perëndia i kishte frymëzuar në shpirt, u ngritën e u nisën për të ndërtuar tempullin e Zotit në Jerusalem.
6
Të gjithë fqinjët i ndihmuan me sende argjendi, me ar, me pasuri, me bagëti e me gjëra të çmuara, bashkë me të gjitha dhuratat vullnetare.
7
Edhe mbreti Kir nxori të gjitha enët e tempullit të Zotit që Nabukodonosori kishte marrë prej Jerusalemit e i kishte vënë në tempullin e perëndisë së vet.
8
Kiri, mbreti i Persisë, ia dorëzoi ato Mitredatit, thesarmbajtësit, e ky ia dha me numër Sheshbacarit, princit të Judës.
9
Ja numri i tyre: tridhjetë legenë ari, një mijë legenë argjendi, njëzet e nëntë thika,
10
tridhjetë kupa ari, katërqind e dhjetë kupa argjendi dhe një mijë enë të tjera.
11
Tërë enët prej ari e prej argjendi ishin pesë mijë e katërqind. Të gjitha këto Sheshbacari i mori me vete, kur të mërguarit u kthyen nga Babilonia në Jerusalem.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10