bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Haggai 1
Haggai 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 2 →
1
Në ditën e parë të muajit të gjashtë të vitit të dytë të mbretit Dar, fjala e Zotit iu drejtua, me anë të profetit Haga Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritarit të Judës dhe kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut:
2
«Kështu thotë Zoti i ushtrive: ky popull thotë se s'ka ardhur ende koha për të ndërtuar shtëpinë e Zotit ».
3
Fjala e Zotit erdhi me anë të profetit Haga:
4
«Paska ardhur koha që ju të banoni në shtëpi të mbuluara! Ndërkohë kjo shtëpi mbetet e rrënuar!
5
Ndaj, kështu thotë Zoti i ushtrive: shqyrtojeni mirë udhën që keni marrë!
6
Mbillni shumë, por korrni pak, hani, por nuk ngiheni, pini, por nuk ngopeni, visheni, por askush s'ka ngrohtë dhe mëditësit i shkon paga në qese të shpuar.
7
Kështu thotë Zoti i ushtrive: shqyrtojeni mirë udhën që keni marrë!
8
Ngjituni në mal, sillni dru e ndërtoni shtëpinë, që të kënaqem e të përlëvdohem, thotë Zoti.
9
Deshët shumë, por ja që morët pak e kur e sollët në shtëpi, ua prisha. Përse? Kumton Zoti i ushtrive. Sepse shtëpia ime është e rrënuar, ndërkohë secili ngutet për shtëpinë e vet.
10
Ndaj, qielli vesë nuk dha, as toka frytin e vet.
11
Thirra thatësirën përmbi tokë e male, përmbi drithë, verë e vaj, përmbi çdo fryt që del prej dheut, përmbi njerëz, kafshë e çdo mundi duarsh».
12
Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe kryeprifti Jozueh, biri i Jehocadakut, bashkë me tërë tepricën e popullit e dëgjuan zërin e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Haga, që e kishte dërguar Zoti, Perëndia i tyre. Populli e pati frikë Zotin.
13
Atëherë Hagai, lajmëtari i Zotit, i dha popullit lajmin e Zotit: «Unë jam me ju, kumton Zoti ».
14
Zoti e nxiti shpirtin e Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritarit të Judës, shpirtin e kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut dhe shpirtin e tërë tepricës së popullit. Ata erdhën e filluan punën për shtëpinë e Zotit të ushtrive, Perëndisë së tyre,
15
në ditën e njëzet të muajit të gjashtë të vitit të dytë të mbretit Dar.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 2 →
All chapters:
1
2