bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Joel 1
Joel 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Fjala e Zotit drejtuar Joelit, birit të Petuelit.
2
«Dëgjojeni këtë, o pleq, vërini vesh, o banorë të mbarë tokës. A ka ndodhur diçka e tillë në kohën tuaj a në kohën e etërve tuaj?
3
Tregojuani bijve tuaj, bijtë tuaj fëmijëve të tyre e ata breznisë së ardhshme.
4
Çfarë la vemja, e hëngri karkaleci. Çfarë la karkaleci, e hëngri krimbi. Çfarë la krimbi, e hëngri bulkthi.
5
Zgjohuni, o të dehur, e vajtoni, vini kujën, ju pijanecët e verës, se ju hoq mushti prej gojës.
6
Një komb e pushtoi vendin tim, i fuqishëm e i panumërt është ai, me dhëmbë luani, e dhëmballë luaneshe.
7
Vreshtin ma shkretoi, fiqtë m'i cungoi, i zhveshi krejt, i flakëroi, degët u zbardhën.
8
Lebetit porsi vasha e veshur me grathore që dhëndrin e saj vajton.
9
U zhduk prej shtëpisë së Zotit kushti i drithit e i stërpikjes, ndaj vajtojnë priftërinjtë, shërbëtorët e Zotit.
10
Arat u rrënuan e toka vajton, se drithi mbaroi, vera shteroi, vaji mungon.
11
Turp për ju, o bujq, klithni, o vreshtarë, për grurin dhe elbin, se morën fund prodhimet e fushës.
12
Hardhia u fishk, fiku u vyshk. Shega, palma edhe molla, tërë pemët e fushës, u thanë, ndaj iu shua gëzimi njerëzisë.
13
Vishuni me grathore e vajtoni, o priftërinj, klithni, o shërbëtorë të altarit. Shkoni e kaloni natën veshur me grathore, o shërbëtorë të Perëndisë tim, se mungon në shtëpinë e Perëndisë tuaj kushti i drithit e i stërpikjes.
14
Shpallni agjërim, thërrisni kuvend, mblidhini pleqtë e mbarë banorët e tokës, në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tuaj, e klithini Zotit.
15
Vaj për atë ditë, ditën e Zotit që afron, se si mynxyrë prej të Pushteshmit vjen.
16
A s'u zhduk ushqimi prej syve tanë, gazi e hareja prej shtëpisë së Perëndisë tonë?
17
Fara e mbjellë u kalb. Drithnikët u rrënuan, tëmotjet u shkretuan, se gruri mori fund.
18
Sa lëngojnë kafshët! Sorollaten kopetë e gjedhit, se kullota nuk ka. Edhe kopetë e dhenve vuajnë njësoj.
19
O Zot, ty të thërras, se zjarri përpiu kullotat e stepës, flaka shkrumboi pemët e fushës.
20
Edhe egërsirat gulçojnë për ty, se u thanë currilat e ujit, zjarri përpiu kullotat e stepës».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3