bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Judges 3
Judges 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 4 →
1
Këto janë kombet që la Zoti për të vënë në provë Izraelin dhe të gjithë izraelitët, të cilët nuk i kishin përjetuar luftrat e Kanaanit,
2
vetëm me qëllimin që të mësonin të luftonin breznitë e izraelitëve, që nuk e kishin provuar më parë luftën:
3
pesë sunduesit e filistinëve, gjithë kananitët, sidonasit dhe hivitët, që banonin në malin e Libanit, nga mali i Baal Hermonit deri në Lebo Hamat.
4
Ishin lënë që të vinin në provë Izraelin, për të parë nëse do t'u bindeshin urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë etërve të tyre përmes Moisiut.
5
Kështu, izraelitët jetuan mes kananitëve, hititëve, amoritëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve.
6
Izraelitët morën për gra bijat e tyre, u dhanë për gra bijat e veta dhe u shërbyen perëndive të tyre.
7
Izraelitët bënë ligësi në sytë e Zotit dhe e harruan Zotin, Perëndinë e tyre. Ata u shërbyen Baalëve dhe shtyllave të Asherasë.
8
Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër tyre dhe ai i dorëzoi te Kushan Rishtaimit, mbreti i Aram Naharaimit. Izraelitët i shërbyen Kushan Rishtaimit për tetë vjet.
9
Izraelitët thirrën në ndihmë Zotin dhe ai u dërgoi si shpëtimtar Otnielin, birin e Kenazit, vëllanë e vogël të Kalebit.
10
Shpirti i Zotit ishte me të dhe ai u bë gjyqtar i Izraelit. Otnieli doli për të luftuar dhe Zoti i dorëzoi Kushan Rishtaimin, mbretin e Aramit. Otnieli ngadhënjeu mbi Kushan Rishtaimin.
11
Vendi pati paqe për dyzet vjet. Pastaj Otnieli, biri i Kenazit, vdiq.
12
Izraelitët filluan sërish të bënin ligësi në sytë e Zotit, prandaj dhe Zoti i dha forcë Eglonit, mbretit të Moabit, që t'i kundërvihej Izraelit, për shkak të ligësisë që kishte bërë në sytë e Zotit.
13
Egloni mblodhi rreth vetes pasardhësit e Amonit dhe të Amalekut, sulmoi Izraelin, e mposhti dhe pushtoi qytetin e Palmave.
14
Izraelitët i shërbyen Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.
15
Atëherë izraelitët thirrën në ndihmë Zotin dhe Zoti u dërgoi si shpëtimtar Ehudin, birin e Gerait, nga fisi i Benjaminit, që ishte mëngjarash. Izraelitët e dërguan t'i çonte tagrat Eglonit, mbretit të Moabit.
16
Ehudi bëri një shpatë me dy tehe, rreth gjysmë metri të gjatë, dhe e ngjeshi në ijën e djathtë nën rroba.
17
Ehudi shkoi t'i japë tagrat Eglonit, mbretit të Moabit. Egloni ishte shumë i shëndoshë.
18
Pasi i dhanë tagrat, Ehudi urdhëroi të largoheshin ata që kishin mbajtur tagrat.
19
Kur mbërritën tek idhujt në Gilgal, Ehudi u kthye e i tha Eglonit: «Kam diçka për të të thënë në vesh, o mbret!». Mbreti dha urdhër që të mbahej qetësi dhe të gjithë ata që e shoqëronin dolën jashtë.
20
Ehudi iu afrua mbretit, që rrinte ulur i vetëm në dhomën e sipërme e të freskët, e i tha: «Kam për të të thënë një fjalë nga Perëndia». Mbreti u ngrit nga froni.
21
Atëherë Ehudi shtriu dorën e majtë, nxori shpatën nga ija e djathtë dhe ia nguli mbretit në bark.
22
Shpata u fut me gjithë dorëz, derisa e mbuloi dhjami. Ehudi nuk e tërhoqi shpatën nga barku i mbretit dhe mbretit i dolën zorrët.
23
Ehudi mbylli derën e dhomës së sipërme nga pas dhe i vuri shulin. Pastaj doli nga portiku.
24
Pasi doli Ehudi, erdhën shërbëtorët e mbretit dhe panë se dyert e dhomës ishin të mbyllura me shul. Ata thanë: «Me siguri do të jetë duke kryer nevojat vetjake në dhomën e freskët».
25
Pritën gjatë, por mbreti nuk po e hapte derën e dhomës së sipërme. Atëherë morën çelësin, hapën derën dhe panë zotërinë e tyre të shtrirë përtokë e të vdekur.
26
Ndërsa ata prisnin, Ehudi kishte ikur. Ai kaloi vendin e idhujve dhe arriti në Sejrah.
27
Me të mbërritur, i ra bririt të dashit në malin e Efraimit. Atëherë izraelitët zbritën nga mali bashkë me të e ai u printe.
28
Ehudi u tha izraelitëve: «Ejani pas meje, sepse Zoti jua dorëzoi juve moabitët, armiqtë tuaj». Ata zbritën me të, zunë vaun e Jordanit, që të çon në Moab, dhe nuk lanë askënd të kalonte.
29
Asokohe vranë rreth dhjetë mijë moabitë, të gjithë burra të fortë e trima. Asnjëri prej tyre nuk shpëtoi.
30
Atë ditë Moabi iu nënshtrua Izraelit dhe vendi pati paqe për tetëdhjetë vjet.
31
Pas Ehudit erdhi Shamgari, biri i Anatit. Ai vrau gjashtëqind burra filistinë me një hosten qesh dhe e shpëtoi Izraelin.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21