bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Leviticus 10
Leviticus 10
Albanian 2018
← Chapter 9
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 11 →
1
Nadabi e Abihui, bijtë e Aronit, morën secili temjanicën e vet, i mbushën me prush, vunë mbi to temjan dhe i kushtuan Zotit një zjarr të pashenjtëruar që ai nuk ua kishte urdhëruar.
2
Atëherë prej pranisë së Zotit doli një zjarr, që i përpiu, e ata vdiqën në prani të Zotit.
3
Atëherë Moisiu i tha Aronit: «Për këtë foli Zoti kur tha: “Tek ata që më afrohen do ta tregoj shenjtërinë time, do të përlëvdohem para syve të mbarë popullit”». Aroni nuk foli.
4
Moisiu thirri Mishaelin dhe Elcafanin, bijtë e Uzielit, ungjit të Aronit, e u tha: «Shkoni e merrni vëllezërit tuaj prej shenjtërores dhe nxirrini jashtë fushimit».
5
Ata shkuan dhe i nxorën me gjithë rroba jashtë fushimit, siç kishte urdhëruar Moisiu.
6
Pastaj Moisiu i tha Aronit e bijve të tij, Eleazarit e Itamarit: «Mos i shkulni flokët e mos i shqyeni rrobat, që të mos vdisni e që të mos bjerë zemërimi i Zotit mbi gjithë bashkësinë. Ata që i dogji zjarri i Zotit le t'i qajnë vëllezërit tuaj dhe mbarë shtëpia e Izraelit.
7
Mos dilni jashtë derës së tendës së takimit, se jeni lyer me vajin e vajosjes së Zotit. Përndryshe, do të vdisni». Ata bënë siç i urdhëroi Moisiu.
8
Zoti i tha Aronit:
9
«Kur të hyni në tendën e takimit, mos pini verë e pije dehëse, as ti e as bijtë e tu, që të mos vdisni. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë.
10
Kështu, do të mund të dalloni mes gjërave të shenjta e gjërave të rëndomta, mes të pastrave e të papastrave,
11
dhe do të mund t'u mësoni izraelitëve të gjitha rregullat që u ka urdhëruar Zoti përmes Moisiut».
12
Moisiu i tha Aronit e bijve që i kishin mbetur, Eleazarit e Itamarit: «Çka mbetet prej flisë së drithit pas kushtimit të flive të zjarrit për Zotin, merreni dhe hajeni si bukë të ndorme pranë altarit, sepse është gjë shumë e shenjtë.
13
Hajeni në vendin e shenjtë, se është pjesa e caktuar për ju e për bijtë tuaj prej flive të zjarrit për Zotin. Kështu më është urdhëruar.
14
Gjoksin e flisë së lartësimit dhe kofshën e dhuratës hajeni në një vend të pastër bashkë me bijtë e me bijat, se kjo është pjesa e caktuar për ju e për bijtë tuaj prej flive të paqtimit të izraelitëve.
15
Kofshën e dhuratës dhe gjoksin e flisë së lartësimit silleni e ngrijeni bashkë me dhjamin e flive të zjarrit si fli lartësimi për Zotin. Ju përket juve e bijve tuaj, si një e drejtë e përhershme, siç ka urdhëruar Zoti ».
16
Mandej, Moisiu kërkoi të dinte si e kishin kushtuar cjapin e flisë për mëkatin dhe mori vesh se e kishin djegur. Atëherë ai u zemërua me Eleazarin e me Itamarin, bijtë që i kishin mbetur Aronit, e u tha:
17
«Pse nuk e hëngrët flinë për mëkatin në vendin e shenjtë? Ajo është gjë shumë e shenjtë e ju është dhënë për të hequr fajin e bashkësisë dhe për të bërë shlyerjen për të para Zotit.
18
Meqenëse gjaku i flisë nuk ishte sjellë brenda shenjtërores, ju duhet ta hanit atë në shenjtërore, siç ju urdhërova».
19
Aroni iu përgjigj Moisiut: «Ja, sot që u kushtua flija për mëkatin dhe flija e shkrumbimit para Zotit, më ndodhën gjithë këto gjëra. Po të haja sot flinë për mëkatin, a do ta kisha pëlqimin e Zotit?».
20
Kur Moisiu i dëgjoi këto, mbeti i kënaqur.
← Chapter 9
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 11 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27