bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Malachi 1
Malachi 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Shpallje! Fjala e Zotit drejtuar Izraelit nëpërmjet Malakisë.
2
«Ju kam dashur, thotë Zoti, por ju thoni: “Si na ke dashur?”. A nuk ishte Esau vëllai i Jakobit? Kumton Zoti. Jakobin e desha,
3
por Esaun e urreva. Malet e Esaut i shkretova, trashëgiminë e tij ua hodha çakejve të shkretëtirës.
4
Nëse Edomi thotë: “U shpartalluam, por prapë do t'i rindërtojmë rrënojat”, Zoti i ushtrive do të thotë: “Ata do të ndërtojnë, por unë do të rrënoj. Ata do të quhen vend i lig, populli me të cilin Zoti u zemërua përjetë!
5
Do ta shihni me sytë tuaj e do të thoni: i madh është Zoti edhe përtej kufijve të Izraelit”.
6
Biri e nderon të atin dhe shërbëtori të zotin. Nëse unë jam atë, ku është nderi që më përket? Nëse unë jam zot, ku është droja që më përket, ju thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, që përçmoni emrin tim. Ju thoni: “Si e përçmuam emrin tënd?”.
7
Kur sillni mbi altarin tim bukë të ndotur. Ju thoni: “Si të përdhosëm?”. Kur thoni se tryeza e Zotit është e ndyrë.
8
Kur sillni për flijim kafshë të verbra e prapë thoni: “S'ka gjë!”. Kur sillni kafshë të çala e të sëmura e prapë thoni: “S'ka gjë!”. Sillja prijësit tënd e të shohim nëse do t'i pëlqejë, nëse do të të falë, thotë Zoti i ushtrive.
9
Tani, pra, përgjëroju Perëndisë, që të ketë mëshirë për ty. Me këtë dhuratë në dorë, a thua nuk do të të falë, thotë Zoti i ushtrive?
10
Më mirë t'i mbyllni fare portat e tempullit, sesa ta ndizni më kot zjarrin në altarin tim. Nuk jam i kënaqur me ju, thotë Zoti i ushtrive. Nuk i pëlqej dhuratat që vijnë prej dorës suaj.
11
Emri im është i madh ndër kombe, që nga lind dielli e deri ku perëndon. Temjan e kushtime të pastra i kushtohen emrit tim në çdo vend, sepse i madh është emri im ndër kombe, thotë Zoti i ushtrive.
12
Por, ju e përdhosni kur thoni: “Tryeza e Zotit është e ndyrë dhe ushqimi mbi të është i përbuzshëm”.
13
Pastaj i shfryheni Zotit të ushtrive e thoni: “Ç'kokëçarje!”. Ju më sillni për fli kafshë të vjedhura, të çala e të sëmura. A thua do t'i pranoj prej dorës suaj, thotë Zoti?
14
Mallkuar qoftë mashtruesi që flijon për Zotin një kafshë të metë, kur ka kafshë të patëmeta në kopenë e vet. Unë jam mbret i madhërishëm, thotë Zoti i ushtrive dhe emri im druhet ndër kombe».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3