bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Nahum 1
Nahum 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Shpallje për Ninivën. Libri i Vegimeve të Naumit prej Elkoshit.
2
«Perëndia është Zot xheloz e hakmarrës, hakmarrës është Zoti e Zot plot tërbim. Hak merr Zoti kundër armiqve të tij e shpërthen me tërbim ndaj kundërshtarëve të tij.
3
Zoti është i ngadaltë në zemërim, i madhërishëm në fuqi, fajtorin nuk e lë pa ndëshkim. Zoti rrugëton në furtunë e stuhi, si pluhur i shkel retë këmba e tij.
4
Qorton detin, e than atë, tërë lumenjtë i shteron. U mpak Bashani e Karmeli, u venit lulëzimi i Libanit.
5
Prej tij malet tranden e kodrat dridhen. Para tij gulçon toka, bota e mbarë banorët e saj.
6
Kush mund t'i bëjë ballë furisë së tij? Kush mund ta durojë zemërimin e tij? Porsi zjarri e derdh tërbimin, para tij shkërmoqen shkëmbinjtë.
7
Zoti është i mirë, strehë në ditë të vështirë. I njeh ata që strehon te vetja.
8
Por Ninivën e përmbyt e i jep fund, armiqtë i ndjek nëpër errësirë.
9
Ç'po thurni kundër Zotit? Ai i jep fund gjithçkaje, ndaj telashe s'do të ketë më.
10
Ata janë si lëmsh ferrash, të dehur si pijanecë. Do të përpihen si kashta e tharë krejt.
11
Prej teje doli, ai që kundër Zotit ligësi kurdis. Këshilltar i mbrapshtë është ai.
12
Kështu thotë Zoti: “Ndonëse janë të përkryer e të shumtë, do të korren e do të marrin fund. E ndonëse ty të ndëshkova, s'do ta bëj më kurrë.
13
Tani, do ta thyej zgjedhën që ke në qafë, vargonjtë do të t'i këpus”.
14
Për ty Zoti urdhëroi: “Emri yt nuk do të trashëgohet më. Do t'i zhbij idhujt e gdhendur e të metaltë prej shtëpisë së Perëndisë tënd. Do të të shtie në varr, se je pa vlerë”».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3