bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
1 John 3
1 John 3
Albanian 1827
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 4 →
1
Vështroni çfarë dashuri na dha nevet babai, që të quhemi djelm të Perndisë. Andaj nukë na njeh nevet jeta, sepse nukë njeh atë.
2
Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është.
3
E cilido që ka këtë shpëresë mbë të, shënjtëron vetëhen’ e tij, sikundr’ është ai Shënjt.
4
Cilido që bën fajnë, bën edhe anominë. E faji është paranomia.
5
E e diji që ai është çfaqurë, për të ngrijturë fajetë tona, e mb’atë faj nuk’ është.
6
Cilido që qëndron mbë të, nukë fëjen. Cilido që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as e ka njohurë atë.
7
Djelm, mos u pllanepsjë njeri juvet; ai që bën të drejtënë, është i drejtë, sikundr’ është edhe ai i drejtë.
8
Ai që bën fajnë, ai është nga djalli, sepse djalli që herën’ e parë fëjen. Për këtë aformi është çfaqurë i biri i Perndisë, që të prishjë punët’ e djallit.
9
Cilido që është lerë nga Perndia, faj nukë bën, sepse mba farën’ e tij mbë vetëhe, e nukë mund të fëjejë, sepse është lerë nga Perndia.
10
Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij.
11
Sepse këjo është porsia që digjuatë që herën’ e parë, që të duamë njeri-jatërinë.
12
Jo si Kaini që qe nga i ligu, e vrau të vëllan’ e tij. E përse e vrau atë? Sepse punërat’ e tij qenë të liga, e ato të vëllait së tij të drejta.
13
Mos çuditi, vëllazërit’ e mi, nd’është që u urren juvet bota.
14
Nevet e dimë që kemi shkuarë nga vdekëja mbë jetë, sepse duamë vëllazëritë. Ai që nukë do vëllanë mbetetë ndë mort.
15
Cilido që nukë ka dashuri mbë vëllan’ e tij, është vreësh i vëllait së tij. E cilido vreësh i vëllait nukë ka të ndënjurë mbë të jetën’ e pasosurë.
16
Nga këjo e kemi njohurë dashurin’ e Perndisë, sepse ai ka vënë Shpirtin’ e tij për nevet. E nevet pa duhetë të vëmë Shpirtinë tënë për vëllazër.
17
Kush ka të mirat’ e kësaj jetet, e sheh vëllan’ e tij ndë shtrëngim, e do të mbilljë zëmërën’ e tij mbë të dhëmbura të tij, qish qëndron mb’atë dashuria e Perndisë?
18
Djelmt’ e mi, le të mos duamë me fjalë (vetëmë) e me gjuhë, po me punë e me të vërtetë.
19
E nga këjo e njohëmë që jemi prej së vërtetësë, e do të sigurepsjëmë zëmëratë tona përpara atij.
20
Sepse ndë na dëmëton nevet zëmëra jonë, Perndia është m’e madhe se zëmëra jonë, e i njeh të gjitha pu(në)ratë.
21
Të dashurë, ndë mos na dëmëton (qërton) nevet zëmëra jonë, kemi tharos përpara Perndisë.
22
E çdofarë punë që të kërkojmë, e marrëmë prej si, sepse ruajmë porsit’ e tij, e bëjmë përpara si ato punëra që i pëlqejënë atij.
23
E këjo është porsia e tij, që të besojmë nd’ëmër të birit së tij Iisu Hristoit, e të duamë njeri-jatërinë, sikundrë na pat dhënë nevet porsi.
24
E ai që ruan porsit’ e tij, qëndron mbë të, edhe ai mb’atë. E nga Shpirti që na dha ai nevet, e dimë që qëndron mbë nevet.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5