bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
2 Thessalonians 2
2 Thessalonians 2
Albanian 1827
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
1
Ndashti u lutemi nevet, vëllazër, për t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, e për të mbëjedhurë tanë për të.
2
Që të mos liri vetëhenë tuaj që të lozë kaqë shpejt nga mëntë tuaj, as të mos trëmbi, as nga Shpirti, as nga fjala, as nga karta qenehu shkruarë nga nesh, sikur u afërua dita e Krishtit.
3
Mos u gënjejë juvet njeri me ndonjë farë punë, sepse (këjo do të mos jetë) ndë mos gjajtë protoparë rebelia, e ndë mos u çfaqtë njeriu i fajit, i biri i humbëjësë.
4
Ai që rri kondrë e ngrihetë lart mbi gjith’ atë që quhetë Perndi, a të falë, kaqë që do të rrijë ai si Perndi ndë Nao të Perndisë e të dëftojë vetëhenë se është Perndi.
5
Nuk’ e mbai mënd juvet, që edhe kur jeshë ndër ju, ua thaçë juvet këto?
6
E ndashti juvet e diji ç’ësht’ ajo që e mban, që të dëftonetë ai ndë kohë të tij.
7
Sepse ai punon gjithënjë mistirë e së paudhësë, vetëmë që ai që e mban ndashti, e mban ngjera sa të dalë nga mesi.
8
E ahiere do të çfaqetë ai i paudhi, që Zoti do ta bëjë të mos duketë me Shpirtin’ e gojësë tij, e do ta humbasë me të llampsurë të s’ardhurit së tij.
9
T’ardhurit’ e atij së paudhit do të jetë me punë të Satanait me gjithë fuqi, e me nishane, e me thavmëra të së rremësë.
10
E me çdolloi gënjeshtrë t’adhiqisë për ata që humbasënë, sepse nukë dheksnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtojnë ata.
11
E andaj do të dërgojë Perndia mb’ata energji të gënjeshtrësë, kaqë sa të besojënë ndë gënjeshtrë.
12
Që të gjukonenë gjith’ata që nukë besuanë mbë të vërtetë, po u pëlqeu e paudha.
13
Ma nevet duhetë të lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër të dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia që herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim të Shpirtit, e me besë të vërtetësë.
14
Mb’atë u thirri juvet me anë t’Ungjillit sonë, për të poktisurë të nderit së Zotit sonë Iisu Hristoit.
15
Qëndroni adha pa luajturë, vëllazër, e mbai porsitë që kini mpsuarë, aqë nga fjala onë, kaqë nga karta onë.
16
E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai që na deshi nevet, e na dha nevet një parigori të pasosurë e një shpëresë të mirë për dhurëti.
17
Le të parigorisjë zëmëratë tuaj, e le t’u forcojë juvet mbë çdo fjalë e punë të mirë.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3