bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Jude 1
Jude 1
Albanian 1827
Jump to:
Chapter 1
1
Iudha, ropi i Iisu Hristoit, e vëllai i Iakovit, mb’ata që janë shënjtëruarë mbë Perndinë babanë, e të ruajturë të thirrë mbë Iisu Hristonë.
2
Le të shtonetë mbë juvet ndëjesa, paqi e dashuria.
3
Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.
4
Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë.
5
Dua adha t’u kujtoj juvet, që patë mpsuarë njëherë këtë, se Zoti si shpëtoi llaonë nga vëndi i Egjiptosë, të ditënë i humbi ata që nukë besuanë.
6
Edhe Ëngjëjtë që nukë ruajtinë të lartët’ e ture, po lanë vëndn’ e ture, i ruan mbuluarë nd’errëcirë ndë zinçirë të pasosurë mbë gjuq të ditësë madhe.
7
Si Sodhomënë edhe Gomorrënë e qutetetë rrotullë ature, fajëtorëtë si edhe këta ndë kurvëri, e që vijënë prapa fajit së ndierë, u bënë ksomblë, tuke munduarë me një zjar të pasosurë.
8
Kështu edhe ata dëmëtojnë kurminë ndë ëndëra të ture, zotërinë shkeljënë, edhe dhoksatë i shajënë.
9
E Arhangjelloi Mihail, kur qërtoi me djallinë, e kuvëndoi për kurm të Moisiut, nukë guxoi të shtij sipër fjalë mallëkimit, po i tha: Të vuftë tij Zoti frë.
10
Ma këta sa nukë dinë, i shajnë, e si bagëti të pagoja, sa punëra dinë të fisit, mb’ato bëjënë prishëjën’ e ture.
11
Ve mbë ta, sepse kanë ecurë ndë udhë të Kainit, e ndë gënjeshtrë të pagësë Vallaamit janë gremisurë, e janë humburë ndë rebeli të Koreut.
12
Këta janë dhunëra ndë dashurira tuaj, tuke ndënjurë bashkë ndë mësallë pa turp, mbajnë vetëhen’ e ture; mjergulla të pauja, që i bie era tutje e tëhu, lisa të vjeshtësë, të papemë, vdekurë di herë, për të shkulurë nga rrënjatë.
13
Tallaze t’egra të detit, që shkumojënë tu(r)pet’ e ture, ulle të pllanepsura, për ata mjergull’ e zezë ruhetë për gjithë jetë.
14
E për këta profitepsi edhe Enohu, i shtati nga Adhami, e tha: Erdhi Zoti ja, me mijëra të shënjtorëvet së tij.
15
Të bëjë gjuq kondrë gjithëvet, e të rrahë faqenë të gjithëvet të pabesëvet të ture, për gjithë punëra të evsevisë ture që paramonisnë, e për gjithë fjalët’ e ashpra që folë kondrë tij fajëtorëtë, e të pabesëtë.
16
Këta janë murmunjatorë, mçeësh, që rrojënë sikundrë do oreksi ture. E gjuha e ture nxjer perifani, mburrëçorë dicavet njerëzet për të f(i)tuarë.
17
Ma juvet, o të dashurë, kujtoni fjalëtë që u patnë thënë më përpara Apostojt’ e Zotit sënë Iisu Hristoit.
18
Sepse u thoshnë juvet, që ndë kohë të pastajme do të vijënë përqeshësh, që do të rrojënë sikundr’ ësht’ oreksi i ture i paranomivet.
19
Këta janë që shquajnë vetëhenë si kafshë që nukë kanë Shpirt.
20
Ma juvet, o të dashurë, tuke stisurë vetëhenë tuaj mbë shumë të shënjtëruarënë besënë tuaj, lutuni me anë të Shënjtit Shpirt.
21
Mbai vetëhenë tuaj ndë dashuri të Perndisë, tuke shpërierë ndëjesën’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë jetë të pasosurë.
22
E për ca t’u vijë keq tuke bërë dhiakris.
23
E ca t’i shpëtoni me frikë, tuke rrëmbierrë nga zjari, tuke urrierë edhe atë rrobën’ e kurmit të lerosurënë.
24
E mb’atë që ësht’ i fortë t’u ruajë juvet të pafaj, e t’u stisjë përpara nderit së tij pa katigori me gëzim.
25
Mbë të vetëminë sofonë Perndinë Sotirë tënë, le të jetë lëvdim, e madhëci, mbretëri e urdhër, edhe ndashti edhe ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!
Jump to:
Chapter 1
All chapters:
1