bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Mark 1
Mark 1
Albanian 1827
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 2 →
1
Nisëjë e Ungjillit e Iisuit Krishtit Birit së Perndisë.
2
Sikundrë është shkruarë ndë profitër: Na, unë dërgoj Ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, atë që do të dërtojë udhënë tënde përpara teje.
3
Zë njeriut që thërret nd’erimi: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të shtruara monopatet’ e tij.
4
U bë si pagëzonte Joanni mb’erimi, e qiriks pagëzim të metanisë, për të ndëjierë fajetë.
5
E vijnë nde ai gjithë vëndi Iudheësë, edhe Ierosolimitë, e pagëzoneshinë gjithë prej sij mbë lumë të Iordhanit, e rrëfeijnë fajet’ e ture.
6
E Ioanni ishte veshurë me lesh të Gamilësë, edhe brez të lëkurtë mbë mes të tij, edhe hajte vllastare, edhe mjaltë t’egrë.
7
E qiriks, e thoshte: Vjen pas meje ai që është m’i fuqiçim se unë, që atij nukë jam unë i zoti të unjem e t’i sgjidh rripn’ e këpucëvet së tij.
8
Se unë pagëzova juvet me ujë, po ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt.
9
E u bë mb’ato dit, erdhi Iisui nga Nazareti Galileësë, e u pagëzua prej Ioannit mbë Iordhan.
10
E atë çast si dolli nga ujëtë, pa Qielltë që u hapnë, edhe Shpirtinë që zbriti mbë të posi Pëllumbë.
11
E u bë zë nga Qielltë: Ti je biri im i dashuri, që mbë tij prëhem.
12
E atë çast e ngrijti atë Shpirti mb’erimi.
13
E ishte atje mb’erimi dizet dit, e gucitej nga satanai, e ishte bashkë me egrësira, e e shërbeijn’ atë ëngjëjtë.
14
E pasandaj, si u paradhos Ioanni, erdhi Iisui mbë Galileë, e qiriks Ungjill’ e mbretërisë Perndisë.
15
E thoshte se: Koha u sos, e mbretëria e Perndisë afër është. Metanoisni, e besoni mbë Ungjill.
16
E tek ecënte mbanë detit së Galileësë, pa Simonë, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, që shtijnë rrjetëtë mbë det (sepse qenë pishkëtorë).
17
E u tha ature Iisui: Ejani pas meje, e do t’u bëj juvet të bëneni pishkëtorë të njerëzet.
18
E atë çast lanë rrjetët’ e ture, e vanë pas sij.
19
E poqë vate pakëzë më teje, pa Iakovonë të birë e Zevedheosë, edhe Ioannë të vëllan’ e tij, që mballosnë edhe ata rrjetëtë mbë varkë.
20
E atë çast i thirri ata, e si lanë baban’ e ture Zevedheonë mbë varkë bashkë me ergatë, i van’ atij pas.
21
E hinë brënda ndë Kapernaum. E atë çast të shëtunë hiri mbë Sinagoj, e dhidhakste.
22
E çuditejnë mbë dhidhahi të tij, se i dhidhaks ata si një që ka urdhër, e jo si Grammatejtë.
23
E ishte ndë sinaguaj të ture një njeri që kish Shpirt të pëgërë, e thërrit.
24
E thoshte: Lena, ç’ke me nevet, o Iisu Nazariot? Erdhe të na priç navet? Unë të di tij se cili je - Shënjti i Perndisë.
25
E e qërtoi atë Iisui, e i tha: Vuvosu, e dil nga ai.
26
E si e drodhi atë Shpirti i pëgërë, dolli nga ai tuke ulërijturë.
27
E u çuditnë gjithë kaqë që pietishnë njëri me tjatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo? Ç’është këjo dhidhahi e re që me urdhëri porsit edhe Shpirtërat’ e pëgëra, e digjojënë porsin’ e tij?
28
E zëri i tij u digjua atë ças ndëpër gjithë vënde që janë afër Galileësë.
29
E atëherë si duallë nga sinagoji, vanë mbë shtëpi të Simonit e të Andhreasë, bashkë me Iakovonë edhe me Ioannë.
30
E vjehëra e Simonit dergjej nga ethetë, e atë çast i than’ atij për atë.
31
E si ju qas afër, e zuri atë nga dora, e e ngrijti, e atë çast e la atë ethea, e zu e shërben mb’ata.
32
E si perëndoi Dielli e u err, prunë nde ai gjithë të sëmurëtë edhe të dhemonisuritë.
33
E gjithë quteti qenë mbëjedhurë mbanë derësë.
34
E shëroi shumë të sëmurë nga çdolloi sëmundë, edhe shumë të paudhë kreu, e nuk’ i lij të paudhëtë të thoshnë për atë se e dijnë.
35
E si u ngre nesëret shumë mëngjes, dolli jashtë, e vate ndë një vënd që nukë qenë njerëz, e atje falej.
36
E vanë pas sij Simoni, edhe gjith’ ata që qenë bashkë me të.
37
E si e gjenë i thanë atij, që të kërkojënë gjithë.
38
U thot’ ature: Ejani të vemi mbë fshatëra t’afëra, që të qiriks edhe atje, se unë për këtë (punë) dolla.
39
E qirikste mbë sinagoje të ture, edhe mbë gjithë Galileë, e kren të paudhëtë.
40
E vjen nde ai një njeri i leprosurë, e i lutej, e bijte mbë këmbë të tij, e i thoshte, që: Ndë daç, mund të më shëroç.
41
E si i erdhi keq Iisuit, ndëri dorënë, e e zuri atë, e i thotë: Dua, shërou.
42
E me të thën’ ai, atë çast iku prej sij lepra, e u qërua.
43
E si e porsiti atë me kanosí, atëherë e kreu atë jashtë.
44
E i thot’ atij: Vështro mirë, të mos i thuaç njeriut fare gjë, po hajde e dëfto vetëhenë tënde nde prifti, e shpjerë për të qëruaritë tat, ato që porsiti Moisiu, për martirí të ture.
45
E ai si dolli jashtë, nisi të qiriks shumë, e të mbill fjalënë, kaqë që nukë mund të hinte ai nde ndonjë qutet faqeza, po rrijte jashtë mbë vënd që s’qenë njerëz, e vijnë nde ai nga çdo anë të vëndit.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16