bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Titus 1
Titus 1
Albanian 1827
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Pavllua, ropi i Perndisë e Apostolli i Iisu Hristoit, sikundrë është besa e së cgjedhuret së Perndisë, e të njohurit’ e së vërtetësë, që është sikundr’ është evsevia.
2
Për shpëresë të jetësë pasosurë, atë që Perndia që nukë gënjen e taksi pa dhe të nisurë të jetëvet.
3
E ka të çfaqurë mbë kohë të ture fjalën’ e tij, me anë të dhidhahisë që qe besuarë mbë mua me porsi të Perndisë që shpëton nevet.
4
Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.
5
Për këtë punë të laçë ti ndë Krit, që të vëç mb’udhë ato që lipsenë, e të vëç qutet mbë qutet Priftër, sikundrë të paçë porsiturë unë.
6
Njerinë që të jetë pa kallëzi, që ka pasurë një grua vetëmë, që të ketë djelmt’e tij të besësë, që të mos jenë kallëzuarë ndë kurvëri, a të jenë të pabindurë.
7
Sepse duhetë që Piskopi të jetë pa faj, si Ikonom i Perndisë, jo perifan, jo zëmërak, jo arsëz, jo i dhënë ndë verë, jo rrahës, jo lakëmeës.
8
Po të dojë të huajtë, të dojë të mirënë, të jetë i mbëjedhurë, i drejtë, Shënjt, i mbajturë.
9
Të mbahetë nga fjal’ e besësë së dhidhahisë, që të mundjë t’apë nasihat së tjerëvet, me dhidhaskali të shëndoshë, e të qërtojë ata që rrinë kondrë.
10
Sepse janë shumë të pabindurë, fajëtorë e gënjeshtjarë, e më tepërë ata që janë nga nemuri i së prerëvet.
11
Ature duhetë t’u thurjënë gojënë. Ata nakatosjënë gjithë shtëpitë tuke dhidhaksurë punëra që s’kanë hie, për të poktisurë pak gjëkafshë.
12
Çocili prej suresh, profit i ture, tha: Kritikotë janë kurdo gënjeshtjarë, bishë të këqia, barqe të pambushura.
13
Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, andaj qërtoi ti ata fort, që të shëronenë ndë besë.
14
Të mos vënë veshnë ndë pralla të Çifutet e ndë porsira të njerëzet, që urrejënë të vërtetënë.
15
Të gjitha janë të qëruara për të qëruaritë, e për të pëgërë pa e për të pabesëtë, s’është ndonjë e qëruarë, po ësht’ e molepsurë mëndëja e ture edhe fiqiri.
16
Molloisjënë se njohënë Perndinë, e me të bënat’ e ture e arnisjënë, sepse janë të ndierë, e të pabindurë, e të pavëjierë mbë çdofarë punë të mirë.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3