bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
2 Peter 2
2 Peter 2
Albanian 1872
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
1
Por ishin’ edhe profet-rrenësa ndër popullinë, sikurse edhe ndër ju kanë me qenunë mieshtër-rrenësa, të cillëtë kanë me shtimë pshefazë heresia hupëje, tue mohuem edhe ate Zotëninë qi i bleu ata, edhe tue tërhiekunë me vetëhen’ e atyne hupëje të shpeitë.
2
Edhe shumë vetë kanë me votunë mbas hupëjes’ atyneve, qi prei atyneve ka me u nemun’ udha e së vërtetësë.
3
Edhe për lakëmim kanë me bamë tregjeti prei jush me fjalë të shpifta; gjukimi atyneve çë moti nukë vonohetë, edhe hupëjes’ atyneve nuk’ i vien gjum.
4
Sepse Perëndia ndë mos kurseu engjujtë qi fëjyenë, por i hodhi ndë tartar lidhunë me hekura errësine, e i dha me u rueitunë për gjyq;
5
edhe s’kurseu botën’ e vietër, por pru përmbytëje mbë botët të pabesëvet, edhe rueiti Noenë të tettinë vetë leçitësin’ e dreitënisë;
6
edhe gjukoi për me rrenuem qytetet’ e Sodomës’ e të Gomorës’ edhe i bani hi; edhe vu shëmbëllëtyrë mb’ata qi kanë me punuem pa besë;
7
edhe shpëtoi Lotin’ e dreitë qi shtrëngohei prei jetësë ndytë të paligjëvet
8
(sepse kyi i dreiti, tue ndenjunë ndërmiet atyneve, ditë për ditë mundonte shpirtin’ e dreitë prei së pames’ e prei së ndëgjuemesë punëvet pa ligjë);
9
di Zoti me shpëtuem besëtarëtë prei ngasëjesë, e me rueitunë të shtrembëtë për ditën’ e gjyqit qi të mundohenë;
10
edhe ma tepër’ ata qi shkojënë mbrapa mishit me dëshërim ndynësine, edhe bajënë për asgja urdhëninë, janë kucimtarë, asish qi duenë vetëmë vetëhenë, nukë tremenë tue nemunë të lavdueshimitë;
11
kur engjujtë qi janë ma të mëdhej ndë vërtytë e ndë fuqi, nukë bijënë gjukim të nemuni kundrë atyneve përpara Zotit.
12
Por këta, porsi shtasë pa mend bamë prei natyret, qi kanë lemë për me u gënjyem e për me u vdierrë ndë vdierrëjet të vet, edhe kanë me marrë pagën’ e shtrembënisë,
13
të cillëtë kuitojënë për gëzim të kënaqunit’ e ditësë, janë të shgryem e të fulliqunë, gëzohenë ndë gënjimet të vet, kur han’ e pinë bashkë me ju; kanë sytë plot me kurvëni, edhe qi nukë pushojënë prei fajesh;
14
gënjejënë shpirtëna të paforcuem, kanë zemërë të mësueme ndë lakëmime, janë dielmt’ e mallëkimit;
15
lan’ udhën’ e dreitë, e u gënjyenë edhe votnë mbas udhësë Balaamit të birit Bosorit qi deshi pagën’ e shtrembënisë,
16
por u qartue për paligjënin’ e vet, sepse kafsha pa gojë foli me za nieriu, e ndali marrin’ e profetit.
17
Këta janë kronje pa ujë, re qi tërhiqenë prei erësë fortë, për ata ashtë rueitun’ errësina e zezë për gjithë jetënë.
18
Sepse tue folunë fjalë tepërë të mëdha të kotësinësë, gënjejënë me dëshërimet’ e mishit e me ndynësinat ata qi për të vërtetë shpëtuenë prei atyneve qi e shkoishinë jetënë ndë gënjim,
19
tue u zotuem atyneve të lirë, qi ata vetë janë shërbëtorët’ e prishëjesë, sepse prei ati qi të mundetë kushi, ati i bahet’ edhe shërbëtuer.
20
Sepse ata qi shpëtuenë prei të përlyemevet botësë me anë të ngjofëmesë Zotit edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit, ndë u ngatërrofshinë për-së-ri mbë këto, edhe të mundenë, u banë të mbrapënat’ e atyne ma të këqia se të paratë.
21
Sepse ma mirë ishte për ata të mos e kishinë ngjofun’ udhën’ e dreitënisë, se si e ngjofnë, të këthehenë prei porosisë shenjte qi u la mb’ata.
22
Edhe gjaiti mb’ata ai proverbi i vërtetë qi thonë: “Qeni u këthye mbë të viellë të vet”, edhe: Dosa si u la, u rrakullye ndë llucët.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3