bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
2 Peter 3
2 Peter 3
Albanian 1872
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
1
U shkruej juve tashi, o të dashunë, këte letërë të dytë; me ato çoj mendiminë tuei të këthiellëtinë me të prumë ndër mend,
2
qi të kujtoni fjalëtë qi u folnë përpara prei shenjtënavet profetën, edhe porosinë t’onë apostujvet Zotit edhe Shëlbuesit;
3
këte ma përpara ta dini, se mbë ditt të mbrapëna kanë me ardhunë përqeshës, tue ecunë mbas dëshërimesh vet,
4
e tue thanë: Ku ashtë të zotuemit’ e të ardhëmes’ ati? Sepse çë mb’ate ditë qi fjetnë atënitë, të gjitha mbesinë kështu çë kur se u fillue krijesa.
5
Sepse ata vetë duenë të mos e dinë këte, se me fjalën’ e Perëndisë u banë qijetë njiherë moti, edhe dheu ashtë bamë prei ujit edhe me ujë,
6
qi me anë t’atyneve ajo bota atëherë si u mbëlue me ujë, hupi.
7
Edhe qijet’ edhe dheu qi janë tashi, prei asai fjale janë vumë mbë-nj-anë, rueitunë për ziarrm mbë ditë të gjyqit, e të hupëmesë nierëzëvet pa-besë.
8
Edhe këjo vetëmë mos u gënjejë juve, o të dashunë, se për-anë Zotit nji ditë ashtë si nji mijë viet, edhe një mijë viet si nji ditë.
9
Zoti nuk’ e vonon të zotuemen’ e vet, sikurse disa e kuitojënë për të vonë, por na duron, sepse nukë don me u vdierrë disa vetë, por të gjithë me ardhunë ndë pendesë.
10
Edhe dita e Zotit ka me ardhunë porsi viedhësi natënë; mb’ate ditë qijetë kanë me shkuem me gjimim, edhe elementatë kanë me u tretunë prei të nxetit, edhe dheu edhe punëtë qi janë nd’ate kanë me u diegunë.
11
Kur tretenë pra këto të gjitha, qish farë nierëzish duhetë me qenunë ju ndë jetët shenjte e ndë besët,
12
tue pritun’ e tue nxituem për t’ardhëmen’ e ditësë Perëndisë, qi mb’ate ditë qijetë diegunë ndë ziarrm kanë me u tretunë, edhe elementatë kamë me u tretunë prei të nxetit?
13
Edhe mbas së zotuemes’ ati presimë qije të ri edhe dhe të ri, qi rri dreitëni nd’ata.
14
Përandai, o të dashunë, tue pritunë këto, nxitoni me u gjetunë përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa faj;
15
edhe kujtonia zemërën’ e gjanë të Zotit për shpëtim, sikurse edhe Pauli i dashuni vëllai ynë u shkroi juve mbas ditunisë qi iu dha ati,
16
sikurse edhe ndë gjithë letërat’ e ati, tue folunë nd’ato për këto punë; ndër ato janë disa punë qi s’mirrenë vesht, të cillat’ ata të paditunit’ edhe të paforcueshimit’ i shtrembënojënë, sikurse edhe shkronjat’ e tiera për të hupunit’ e vet.
17
Ju pra, o të dashunë, tue ditunë, çë përpara këto, ruhi, qi të mos tërhiqi me gënjimin’ e të paligjëvet, e të bini poshtë prei qindrimit tuei.
18
Edhe shtohi ndë hir e ndë të ngjofëme të Zotit t’ynë edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit. Mb’ate qoftë lafti edhe tashi, edhe ndë ditë të jetësë pasosëme. Amen.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
All chapters:
1
2
3