bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
2 Thessalonians 1
2 Thessalonians 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet, mbë Perëndin’ Atinë t’anë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht:
2
hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
3
Kemi detyrë me iu falunë ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllazën, sikurse vëjen, sepse po shtohetë fort besa juei, edhe po shumohetë dashunia e kuit-do prei gjithë jush mbë njiani tietërinë.
4
Kaqi sa na vetë mburremi për ju ndë kishat të Perëndisë, për duriminë tuei edhe për besënë ndër gjithë të ndiekunat tuaja, e ndër shtrëngimet qi hiqni,
5
qi ajo ashtë diftim i gjyqit dreitë të Perëndisë, për me u bamë ju të zotënit’ e mbëretënisë Perëndisë, qi pësoni për ate.
6
Sepse asht’ e udhësë përpara Perëndisë me u dhanë shtrëngim atyneve qi u shtrëngojnë juve,
7
por juve qi shtrëngohi të prajtunë bashkë me ju, kur të diftohetë Zoti Iesu prei qiellit bashkë me engjujt e fuqisë vet,
8
me ziarrm flake, tue ua shpaguem atyneve qi s’ngjofinë Perëndi, edhe atyneve qi nuk’ i ndëgjojn’ ungjillit Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
9
të cillëtë kanë me u munduem me të vdierrë të pasosunë prei faqesë Zotit, edhe prei laftit fuqisë ati,
10
kur të vijë të lavdohetë ndër shenjtënit e vet, edhe të mërekullohetë ndër gjith’ ata qi besojnë (sepse ju i zutë besë deshmisë t’onë), nd’ate ditë.
11
Përandai edhe na lutemi përherë për ju, qi t’u bajë Perëndia juei të zotënit’ e së thërritëmesë vet, edhe të mbushi gjithë pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën’ e besësë me fuqi,
12
qi të lavdohet’ emëni i Zotit t’ynë Iesu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’atë, mbas hirit Perëndisë t’onë, edhe Zotit Iesu Krisht.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3