bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
John 1
John 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 2 →
1
Çë përpara herës’ ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi.
2
Këjo ishte çë përpara herësë me Perëndinë.
3
Të gjitha u banë prei asai; edhe pa atë nuk’ u ba as ndonji gja prei asosh qi u banë.
4
Nd’atë ishte jetë; edhe jeta ishte drita e nierëzëvet.
5
Edhe drita ndrit nd’errësinët; edhe errësina nuk’ e muer vesht.
6
Qe nji nieri dërguem prei Perëndiet, i cilli e kishte emninë Gjionn.
7
Kyi erdhi për deshmi, qi të deshmojë për Dritënë, qi të besojnë të gjithë prei anës’ ati.
8
Ai nuk’ ishte Drita, por qi të deshmojë për Dritënë.
9
Ishte Drita e vërtetë, qi ndrit çdo nieri qi vien ndë botët.
10
Ishte ndë botët, edhe bota u ba prei anës’ asai; por bota nuk’ e ngjofti.
11
Erdhi mbë të veta, edhe të vetëtë nuk’ e pritnë.
12
Edhe sa e pritnë, u dha pushtet me u bamë bij Perëndie, atyneve qi besojnë mb’emënit t’ati;
13
ata nukë lenë prei gjaqesh, as prei dashunim burri, por prei Perëndiet.
14
Edhe Fjala u ba mish, edhe ndejti ndër ne (edhe pam laftin’ e ati, porsi laft vetëm- lemi prei Atit), plot me hir e me vërtetëni.
15
Gjionni deshmoi për ate, edhe bërtiti, tue thanë: Kyi ishte ai qi thashë - Ai qi vien mbas mejet, ashtë ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
16
Edhe prei të mbushunit ati na të gjithë muerëm hir ndë vend hiri.
17
Sepse ligja u dha prei anësë Moiseut, por hiri edhe vërtetënia u ba prei anësë Iesu Krishtit.
18
Askushi s’e ka pamë kurrë Perëndinë; veç Vetëm-lemi Bir, qi ashtë ndë gji të Atit, ai e diftoi.
19
Edhe këjo ashtë deshmia e Gjionnit, kur dërguenë Iudeitë prei Ierusalemi priftëna edhe Levita, për me e pyetunë: Cilli je ti?
20
Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoi; por rrëfeu, se: Unë nukë jam Krishti.
21
Edhe e pyetnë: Qish pra, Elia je ti? Edhe tha: Nukë jam. Profeti je ti? Edhe u përgjeq: Jo.
22
I thanë pra: Cilli je? Qi t’u përgjegjemi atyneve qi na kanë dërguem. Qish thue për vetëhenë tande?
23
Tha: Unë jam “Zani ati qi bërtet ndë shkretinët, Dreitoni udhën’ e Zotit”, sikurse tha profeti Isaia.
24
Edhe ata qi qenë dërguem ishinë prei Fariseish.
25
Edhe e pyetnë, e i thanë: Përse pagëzon pra, kur nukë je ti Krishti, as Elia, as profeti?
26
Gjionni u përgjeq atyne, tue thanë: Unë pagëzoj me ujë, por ndërmiet jush rri ai, qi ju nuk’ e dini.
27
Kyi asht’ ai qi vien mbas mejet, i cilli ashtë ma i math se unë; ati unë s’jam i zoti me i sgjidhunë rrypin’ e shollësë.
28
Këto u banë ndë Bethabara, përtej Iordanit, atie ku ishte Gjionni tue pagëzuem.
29
Ndë nesëret Gjionni shef Iesunë tue ardhunë tek ai, edhe thotë: Qe Qengji i Perëndisë, qi ngre fajin’ e botësë.
30
Kyi asht’ ai qi unë thashë për ate, se: Mbas mejet vien nji nieri, i cilli asht’ ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
31
Edhe unë nuk’ e ngjofta, por qi të diftohetë ndë Israel, përandai erdha unë me pagëzuem me ujë.
32
Edhe Gjionni deshmoi, tue thanë, se: Pashë Shpirtinë Shenjt tue sdrypunë prei qielli porsi pullump, edhe ndejti mbi ate.
33
Edhe unë nuk’ e ngjofta, por ai qi më dërgoi me pagëzuem me ujë, ai më tha: Përmbi cillinë të shofish Shpirtinë Shenjt tue sdrypun’ e tue ndenjunë mbi ate, Kyi asht’ ai qi pagëzon me Shpirtinë Shenjt.
34
Edhe un’ e pashë, edhe deshmova, se kyi asht’ i Bir’ i Perëndisë.
35
Ndë nesëret prap Gjionni ishte tue ndenjunë, edhe dy prei dishepujsh ati.
36
Edhe kur shtiu syt’ e pa Iesunë tue ecunë, thotë: Qe Qengji i Perëndisë!
37
Edhe ata dy dishepujtë ndëgjuenë’ ate tue folunë, edhe votnë mbrapa Iesuit.
38
Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa Iesuit. Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa ati, u tha atyne: Qish kërkoni? Edhe ata i thanë: Rabbi (qi ajo, këthyem, do me thanë Mieshtër), ku e ke të ndenjunitë?
39
U thot’ atyne: Ejani edhe shifni. Erthnë edhe panë ku e kishte të ndenjunitë, edhe mbetnë për-an’ ati ate ditë, sepse ora ishte afër dhetë.
40
Ishte Andreu i vëllai Simon Pietrit, nji prei asi të dysh qi ndëgjuenë prei Gjionnit për ate, edhe votnë mbrapa ati.
41
Kyi ma përpara gjen të vëllan’ e vet Simonin’, edhe i thotë: Gjetëm Messinë, qi ajo këthyem, do me thanë Krishti.
42
Edhe e pru te Iesui. Edhe Iesui shtiu sytë mb’ate, edhe tha: Ti je Simoni i bir’ i Ionait; ti do të quhesh Kefa, qi ajo këthyem do me thanë, Pietër [gur].
43
Ndë nesëret Iesui deshi me dalunë ndë Galile, edhe gjen Filippin’, e i thotë: Merrmë mbrapa.
44
Edhe Filippi ishte kah Bethsaida, prei qytetit Andreut edhe Pietrit.
45
Filippi gjen Nathanaelin’, edhe i thotë: Kemi gjetun’ ate qi shkroi Moiseu ndë ligjët, edhe profetënitë, Iesunë të birin’ e Iosefit, qi ashtë prei Nazaretit.
46
Edhe Nathanaeli i tha: A mundetë me dalunë ndonji gja e mirë prei Nazaretit? Filippi i thotë: Eja edhe shif.
47
Iesui pa Nathanaelinë tue ardhunë tek ai, edhe thotë për ate: Shif Israelit me të vërtet, qi s’ashtë gënjeshtrë nd’ate!
48
Nathanaeli i thotë: Ku më ngjef? Iesui u përgjeq e i tha: Para se të thërresi Filippi, kur ishie ndënë drut të fikut, të pashë.
49
Nathanaeli u përgjeq e i tha: Rabbi, Ti je i bir’ i Perëndisë; ti je mbëreti Israelit.
50
Iesui u përgjeq e i tha: Sepse të thashë - Të pashë ndënë drut të fikut, - beson? Ke me pamë ma të mëdha se këto.
51
Mbasandai i thotë: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Çë tashti e mbaskëndai keni me pamë qiellinë hapët, edhe engjujt’ e Perëndisë tue hypun’ e tue sdrypunë mbi të birin’ e nieriut.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21