bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
John 2
John 2
Albanian 1872
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 3 →
1
Edhe të tretënë ditë u ba darsmë ndë Kana të Galilesë; edhe e ama e Iesuit ishte atie.
2
Edhe u thërrit ndë darsmë edhe Iesui edhe dishepujt’ e ati.
3
Edhe si mëngoi vena, e ama e Iesuit i thotë: Nukë kanë venë.
4
Iesui i thot’ asai: Qish ke ti me mue, o grue? Edhe s’ka ardhun’ ora eme.
5
E ama e ati u thotë shërbëtorëvet: Bani qish t’u thotë juve.
6
Edhe atie ishinë gjashtë shtamba të gurta vumë për pastrim mbas mëndyrësë Iudevet, qi nxijshinë ka dy, a tri matie.
7
Iesui u thot’ atyne: Mbushni shtambatë me ujë. Edhe ata i mbushnë përbuzë.
8
Mbasandai u thot’ atyne: Nxirni tashti, edhe bini të parit mësallësë. Edhe ata i prunë.
9
Edhe i pari mësallësë kur e kërkoi ujëtë qi ishte këthyem venë, edhe nukë dinte kah ashtë (por shërbëtorëtë qi kishin nxierrë ujët’ e dijshinë,) i pari mësallësë thërret dhandrrinë,
10
edhe i thotë: Çdo nieri ma përpara nxier venën’ e mirë; edhe si të dehenë, atëherë nxier të keqenë, por ti ke rueitunë venën’ e mirë qysh tashti.
11
Këte të filluemit’ e mërekulliavet Iesui e bani ndë Kana të Galilesë, edhe diftoi laftin’ e vet; edhe dishepujt’ e ati i besuenë.
12
Mbasandai sdrypi ndë Kapernaum, ai edhe e ama e ati edhe të vëllazënit’ e ati, edhe dishepujt’ e ati; edhe mbetnë atie pak ditt.
13
Edhe pashka e Iudevet ishte ngjat; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem.
14
Edhe gjeti ndë tempull ata qi shitshinë qe e dhen e pullumba, edhe truvezarëtë tue ndenjunë.
15
Edhe ai bani nji frushkullë prei litarësh, edhe i nxuer të gjithë prei tempullit, edhe dhent’ edhe qetë; edhe derdhi astrat’ e truvezarëvet, edhe përmbysi truvezatë.
16
Edhe u tha atyneve qi shitshinë pullumbatë: Ngreni këto këndyj; mos bani shtëpin’ e t’im et shtëpi tregjetie.
17
Atëherë u ra ndë mend dishepujvet ati se ashtë shkruem: “Zelli për shtëpinë tande më hangër”.
18
Iudeitë pra u përgjeqnë e i thanë: Ç’shenjë na difton, qi ban këto?
19
Iesui u përgjeq e u tha atyne: Prishni këte tempull, edhe për tri ditt do ta ngre.
20
Edhe Iudeitë thanë: Kyi tempull ashtë ndërtuem për katër-dhet’ e gjashtë viet, e ti do ta ngresh për tri ditt?
21
Por ai thoshte për tempullin’ e trupit vet.
22
Kur u ngjall pra prei së vdekunish, u ra ndër mend dishepujvet ati, se për këte u thoshte atyne; edhe i besuenë shkronjës’, edhe asai fjalësë qi tha Iesui.
23
Edhe kur qe ndë Ierusalem për festën’ e pashkësë, shumë vetë besuenë mb’emënë t’ati, tue vum’ ore mërekulliat’ e ati qi bante.
24
Por ai Iesui nuk’ u zinte besë atyne, sepse i ngjifte të gjithë; edhe sepse s’kishte nevojë për me deshmuem kushi për nierinë, sepse ai e merrte vesht qish ishte përmbrenda nieriut.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21