bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Romans 1
Romans 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 2 →
1
Pauli shërbëtori i Iesu Krishtit, thërritun’ apostull, damë mbë-nj-anë për ungjillin’ e Perëndisë,
2
(qi pat zotuem përpara me anë të profetënavet vet ndë shkronjat të shenjtënueme),
3
për të Birin’ e vet Iesu Krishtinë Zotinë t’anë (qi leu prei farësë Davidit mbas mishit,
4
edhe u diftue Bir Perëndie me fuqi, mbas shpirtit shenjtënisë, prei së ngjallëmesë së vdekunish),
5
(me anë t’ati muerëm hir e apostuli, qi të ndëgjojnë ndë besët gjithë kombetë,
6
për emënin’ e ati; ndërmiet atyneve jeni edhe ju thërritunë prei Iesu Krishtit) -
7
mbë gjith’ ata qi janë ndë Romë të dashunit’ e Perëndisë, thërritunë shenjtënë, hir qoftë mbë ju, edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
8
Ma parë i falem nders Perëndisë t’em me anë të Iesu Krishtit për gjithë ju, sepse besa juei zihetë n’gojë mbë gjithë botënë,
9
sepse Perëndia ashtë deshmitari em, të cillit i shërbej me shpirtinë t’em ndë ungjill të Birit vet, se u përmend juve pa-pushim,
10
tue u lutunë përherë ndë të falunat e mia, qi të detë Perëndia ndonjiherë të ma bajë mbarë udhënë me ardhunë te ju,
11
sepse kam shumë mall me u pamë juve, për me u dhanë ndonji dhunëti shpirtënie qi të forcohi;
12
edhe këjo ashtë për me u ngushulluem bashkë me ju me anë të besësë tuei edhe s’emesë qi kemi njiani me tietrinë.
13
Edhe due qi ta dini, o vëllazën, se shumë herë e vuna ndër mend me ardhunë te ju, (por u ndala deri tashti), qi të kemi ndonji pemë edhe ndërmiet jush, sikurse edhe ndërmiet kombevet tierë.
14
Unë jam detuer te Grekët e te barbarët, te të ditshimit e te të paditshimit;
15
kështu sa prei meje, jam gati me predikuem ungjillin’ edhe ndër ju qi jeni ndë Romë.
16
Sepse nuk turpënohem për ungjillin’ e Krishtit, sepse ashtë fuqi Perëndie për shpëtim mbë gjithë-se-cillinë qi beson, mbë Iudenë ma përpara, edhe mbë Grekunë.
17
Sepse me anë t’ati ungjillit sbulohetë dreitënia e Perëndisë prei bese mbë besë, sikurse ashtë shkruem: “Edhe i dreiti ka me rruem prei besësë”.
18
Sepse zemërim Perëndie sbulohetë prei qielli mbi qish do pabesëni e paudhëni nierëzish, qi përmbanë të vërtetënë ndë paudhëni.
19
Sepse ate qi mundetë nieriu me ngjofunë për Perëndinë, ashtë shpërfaqunë tek ata; sepse Perëndia ua shpërfaqi atyne.
20
Sepse ato punët’ e padukuna t’ati, edhe e pasosëmeja fuqia e ati, edhe hyjënia çë kurrë se u krijue bota shifenë këthiellëtë tue u marrë me mend prei atyne punëvet qi janë bamë, qi të mos munden’ ata me dhanë fjalë.
21
Sepse ndonëse ngjofnë Perëndinë, nuk’ e lavduenë si Perëndi, as nuk’ iu falnë nders, por u banë të kotë ndër mendimet e veta, edhe e marra zemëra e atyne u errësue,
22
tue thanë se janë të mentshim, u marruenë;
23
edhe ndërruenë laftin’ e të pavdierit Perëndi me shëmbëllim figure nieriu të vdierri, e shpendësh, e shtazësh, e shtërpinjsh.
24
Përandai edhe Perëndia i la ndë ndynësinë me anë të dëshërimevet zemëravet atyne,
25
qi të fulliqinë korpënat’ e atyne ndërmiet atyne, të cillëtë ndërruenë të vërtetën’ e Perëndisë me rrenënë, edhe nderuen’ e lutnë krijesësë ma tepërë se ate qi e krijoi, i cilli asht’ i bekuem për gjithë jetët. Amen.
26
Përandai Perëndia i la ndër pësime fulliqënie, sepse edhe grat’ e atyne ndërruenë zakoninë qi ashtë mbas natyrësë,
27
me ate qi ashtë kundrë natyrësë; kështu edhe mashkujtë lanë zakoninë qi ashtë mbas natyrësë gruesë, e u doqnë ndë dëshërimt të vetëhes’ atyne njiani me tietërinë, tue punuem shumtiminë mashkuj mbë mashkuj, e tue marrë pagën’ e gënjimit vet qi duhei për vetëhen’ e atyne.
28
Edhe sikurse nukë deshnë me ngjofunë Perëndinë, Perëndia i la ndë nji mend të paprovueshim, qi të bajn’ ato qi nukë duhenë,
29
sepse janë plot me qish do farë paudhënie, kurvënie, të ligë, lakëmimi, të keqeje; mbushunë me zmir, me vrasie, me qartë, me gënjim, me pësim të keq;
30
asish qi pishtëllojnë, asish qi shajnë, madhështorë, krye-naltë, asish qi shpifinë të këqia, të pandëgjueshim te përint,
31
të pamend, asish qi s’mbanë besë mbë fjalët, zemërë-pa-dhimshim, të pamiqësi, të papërdëllyeshim;
32
e këta ndonëse ngjofinë dreitënin’ e Perëndisë, se ata qi punojnë t’atillash punë janë të vëjefshim për vdekë, jo veç i bajnë, por edhe u pëlqejn’ ata qi punojn’ ato.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16