bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Romans 3
Romans 3
Albanian 1872
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 4 →
1
Qish ka ma tepërë Iudeu pra, a qish vëjen rreth-presëja? Shumë për gjithë qish mëndyrë.
2
Ma parë, sepse mbë Iudeit u zunë besë fjalët’ e Perëndisë.
3
Sepse ndë mos besuenë disa, qish ashtë? Mos do të prishi besën’ e Perëndisë pa-besënia e atyne?
4
Qoftë lark, por Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo nieri qoftë rrenës, sikurse ashtë shkruem: “Qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të mundish kur të gjukohesh”.
5
Por shtrembënia jonë ndë diftoftë dreitënin’ e Perëndisë, qish do të thomi, mos asht’ i shtrembëtë Perëndia qi bije zemëriminë? (flas si nieri)
6
Qoftë lark, sepse si ka me gjukuem botënë Perëndia?
7
Sepse e vërteta e Perëndisë ndë u shtue për laftin’ e ati prei rrenësë s’eme, përse gjukohem unë ma si fajtuer?
8
Edhe (sikurse nememi, edhe sikurse thonë disa, se na thomi), përse të mos bajmë të këqiatë, qi të vinë të miratë? Të cillëvet dënimi asht’ i dreitë.
9
Qish pra? Jemi na ma të mirë se gjintarëtë? Për të vërtetë jo, sepse na e provuem ma pari, se edhe Iudeitë edhe Grekëtë të gjithë janë ndënë faj,
10
sikurse ashtë shkruem: “Se nuk’ asht’ i dreitë as nji;
11
nuk’ ashtë ndonji qi merr vesht, nuk’ ashtë ndonji qi kërkon Perëndinë.
12
Të gjithë duelnë jasht’ udhësë, të gjithë u banë të pavëjyeshim; nuk ashtë ndonji qi ban mirë; nuk’ asht’ as ndonji”.
13
“Fyti i atyne ashtë vorr i hapëtë; me gjuhënat’ e atyne flisinë gënjimë; vëner aspidash ashtë ndënë buzët t’atyne”;
14
atyneve “goja ashtë plot me mallëkim, e me ithtim”.
15
“Kambët’ e atyneve janë të shpeita për me derdhunë gjak”.
16
“Të shkretuem e të hiequnë keq ashtë ndëpër udhët t’atyne;
17
edhe udhën’ e paqtimit nuk’ e ngjofnë”.
18
“Nuk’ ashtë frikë Perëndie përpara syvet atyne”.
19
- Edhe e dimë, se sa thotë ligja, u flet atyneve qi janë ndënë ligjët, qi të thuretë qish do gojë, edhe gjithë bota të gjukohetë për fajtore te Perëndia.
20
Sepse as ndonji mish s’ka për me dalun’ i dreitë përpara ati prei vepëravet ligjësë, sepse faji ngjifetë prei ligjësë.
21
Por tashti dreitënia e Perëndisë u shpërfaq paligjë, dëshmuem prei ligjës’ e prei profetënavet;
22
edhe ajo dreitënia e Perëndisë qi ashtë me anë të besësë Iesu Krishtit, mbë të gjith’ e mbi të gjith’ ata qi besojnë,
23
sepse s’ka ndonji farë të dami; sepse të gjithë fëjyenë, edhe të gjithëve u mëngon lafti i Perëndisë,
24
por dalinë të dreitë me hirin’ e ati qi fal, me anë të shpërblimit qi ashtë mbë Iesu Krishtinë,
25
të cillinë Perëndia e vuni çë përpara me qenunë shpërblim me anë të besësë ndë gjak t’ati, për me diftuem dreitënin’ e ati, për ndëjesën’ e fajevet qi kanë qenë bamë përpara, me anë të durimit Perëndisë;
26
për me diftuem dreitënin’ e ati ndë këte kohë, qi të jet’ ai i dreitë, edhe të nxierri të dreitë ate qi i beson Iesuit.
27
Ku ashtë pra të mburrumitë? U mbyll jashtë? Me qish farë ligjë? Të vepëravet? Jo, por me ligjën’ e besësë.
28
E marrim me mend pra, se nieriu del i dreitë me anë të besësë, pa vepërat’ e ligjësë.
29
Apor vetëm’ i Iudevet ashtë Perëndia? E jo edhe i kombevet? Por edhe i kombevet,
30
sepse nji ashtë Perëndia, qi ka me nxierrë të dreitë rreth-presëjen’ edhe të parreth-premitë me anë të besësë.
31
Prishimë ligjënë pra me anë të besësë? Qoftë lark, por ma tepërë vemë ligjënë.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16