bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
2 Thessalonians 1
2 Thessalonians 1
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Pavli edhe Silluani edhe Timotheu te qisha e Thessallonikasvet, mbë Perëndinë, Atinë tënë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht;
2
Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.
3
Duhetët’i falemi ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllexër, sikundrë se vëjen, sepse besa juaj po shtonetë fort, edhe dashuria e kujdo prej jush mbë njëri tiatrinë po tepron;
4
Kaqë sa ne vetë mburremi për ju ndë qishat të Perëndisë, për durimnë tuaj edhe për besënë ndër gjithë të ndiekurat tuaja e ndër shtrëngimet që hiqni;
5
Që ajo është një dëftim i gjyqit drejtë të Perëndisë, që të bëhi ju të zotërit e mbëretërisë Perëndisë, që pësoni për atë.
6
Sepse ësht’ e udhësë përpara Perëndisë’ t’u apë shtrëngim atyreve që u shtrëngonjënë juve;
7
Po juve që shtrëngohi, të prëjturë bashkë me ne, kur të sbulonetë Zoti Jisu nga qielli bashke me ëngjëjt’ e fuqisë ti,
8
Me flakë ziarri, tuke ua shpaguar’ atyreve që nukë njohënë Perëndi, edhe atyreve që nuk’ i dëgjonjën ungjillit Zotit tënë Jisu Krishtit;
9
Të cilëtë do të mundonenë me të prishurë të pasosurë nga faqeja e Zotit, edhe nga lavdia e fuqis’ s’ati,
10
Kur të vinjë të lavdëronetë ndër shënjtorët të ti, edhe të bënet’ i çudiçim ndër gjith’ ata që besonjënë (sepse ju i zutë besë martirisë tonë), nd’atë ditë.
11
Përandaj edhe ne falemi përherë për ju, që t’u bënjë juve Perëndia ynë të zotërit’ e të thërriturit’ ti, edhe të mbushë çdo pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën e besësë me fuqi;
12
Që të lavdonetë emëri i Zotit tënë Jisu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’ atë, pas hirit të Perëndisë tënë edhe Zotit Jisu Krisht.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3