bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
2 Timothy 1
2 Timothy 1
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 2 →
1
Pavli, apostol i Jisu Krishtit me dashurimin’ e Perëndisë, pas të zotuarit jetësë që është mbë Jisu Krishtinë,
2
Mbë Timothenë, birin’ e dashurë, qoftë hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë, Atit, edhe prej Jisu Krishtit, Zotit tënë.
3
I falem ndersë Perëndisë, të cilinë lus që nga përint’ e mi me ndërgjegjëje të këthiellëtë, se pa pushim të kujtonj ndë të luturat të mia nat’ e ditë,
4
Edhe kam mallë të shoh, kur kujtonj lot’ e tu, që të mbushem me gëzim;
5
Sepse bie ndër mënt besënë pa ipokrisi që është te ti, e cila ndenji më përpara te jot gjyshe Llojdha, edhe te jot ëmë Evnika; edhe më është mbushurë mëndëja se ka ndënjur’ edhe te ti.
6
Për atë punë të përmënt tyj, që të ngjallç përsëri dhurëtin’ e Perëndisë, e cila është te ti nga të vënët’ e duarvet mia mbi tyj.
7
Sepse Perëndia s’na ka dhënë frymë frike, po frymë fuqie e dashurie e urtësie.
8
Mos kij turp pra për martirin’ e Zotit tënë, edhe për mua të lidhurin’ e ati; po hiq keq bashkë me mua për ungjillinë pas fuqisë Perëndisë,
9
I cili na shpëtoj, edhe na thërriti me të thërriturë të shënjtëruarë, jo pas punëravet tona, po pas së thënësë ti, edhe pas hirit që na u dha me anë të Jisu Krishtit që përpara motevet pasosurë,
10
Edhe që u çfaq ndashti me të dukurit’ e shpëtimparit tënë Jisu Krishtit, i cili prishi vdekëjenë, edhe nxori ndë dritë jetën’ edhe pavdekëjenë me anë të ungjillit.
11
Për atë u vuç’ unë leçitës edhe apostol edhe mësonjës i kombevet;
12
Që për atë punë edhe pësonj këto; po s’kam turp; sepse e di se kujt i kam besuarë, edhe më është mbushurë mëndëja, se ay munt të ruanjë ndorëjenë time gjer mb’atë ditë.
13
Ruaj formën’ e fialëvet shëndosha, që dëgjove prej meje, me besë e me dashuri që është mbë Jisu Krishtinë.
14
Ndorjen’ e mirë ruaje me anë të Frymësë Shënjtëruarë që rri ndër ne.
15
Ti e di këtë, se gjith’ata që janë nd’ Asi më këthyenë kurrizinë, nga ata është Fygjelli edhe Hermogjeni.
16
Zoti dhashtë përdëllim ndë shtëpi të Onisiforit; sepse shumë herë më dha zemërë, edhe s’pat turp për hekurat’ e mia,
17
Po kur erdhi ndë Romë, më kërkoj me shumë nxitim, edhe më gjeti.
18
Zoti i dhashtë ati të gjenjë përdëllim nga Zoti nd’ atë ditë. Edhe sa më shërbeu ndë Efesë, ti e di më mirë.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4