bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
2 Timothy 2
2 Timothy 2
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 3 →
1
Ti pra, o diali im, forcohu ndë hirë që është mbë Jisu Krishtinë;
2
Edhe sa dëgjove prej meje me shumë martirë, epi këto ndër duar njerëzish besëtarë, atyreve që të jenë të zotëritë të mësonjënë edhe të tierë.
3
Ti pra vuaj posi ushtëtar i mirë i Jisu Krishtit.
4
Sepse asndonjë nukë ngatëronetë me tregëtit’ e kësaj jete kur shkruhetë ushtëtar, që t’i pëlqenjë ati që mbëleth ushtëtorë.
5
Po edhe ndë lëftoftë ndonjë, nukë kurorëzonetë, ndë mos lëftoftë sikundrë ësht’ e udhësë.
6
Bujku që mundonetë duhetë të marrë piesë përpara nga pemëtë.
7
Kupëto ato që them; edhe Zoti të dhashtë mënt mbë të gjitha.
8
Ki ndër mënt Jisu Krishtinë nga far’ e Dhavidhit që është ngjallurë prej së vdekurish, pas ungjillit tim;
9
Që për atë vuaj gjer mbë të lidhura, posi keq-bërës; po fial’ e Perëndisë nukë lidhetë.
10
Përandaj duronj të gjitha për të sgjedhuritë, që të gjenjën’ edhe ata shpëtimnë që është mbë Jisu Krishtinë, bashkë me lavdin’ e pasosurë.
11
Për të zënë besë është fiala; sepse ndë kemi vdekurë bashkë me Krishtinë, kemi për të rruar’edhe bashkë me atë;
12
Ndë durofshim, edhe kemi për të mbëretëruarë bashkë me atë; ndë e mohofshim, edhe ay do të na mohonjë,
13
Ndë dalshim të pabesë, ay mbet besëtar; nuk munt të mohonjë vetëhen’ e ti.
14
Këto ua bierë ndër mënt, tuke dhënë martiri përpara Zotit, të mos hahenë me fialë për gjë që s’duhetë, po është për prishëjen e atyreve që dëgjonjënë.
15
Nxito të nxierç vetëhenë tënde të provuarshim përpara Perëndisë, punëtuar faqe- bardhë, që pret drejtë fialën’ e së vërtetësë.
16
Edhe largonu nga të ndyratë fialët’ e kota; sepse shtonjënë më shumë pabesëri.
17
Edhe fiala e atyreve ka për të ngrënë posi qimezë; nga ata është Hymenaj edhe Filiti,
18
Të cilëtë duallë jasht’ udhësë të së vërtetësë, tuke thënë, se ndashti u bë të ngjalluritë; edhe përmbysnjënë besën’ e cave.
19
Po themeli’ e fortë e Perëndisë qëndron, sepse ka këtë vulë. Zoti njeh ata që janë të titë; edhe kushdo që zë n’gojë emërin’ e Krishtit, le të largonetë nga e shtrëmbëta.
20
Edhe ndë një shtëpi të madhe nukë janë vetëm’ enë të arta e të argjëntta, po edhe të drunjëta e të baltta; e ca duhenë për punë të ndershime, e ca për punë të pandershime.
21
Ndë qëroftë pra ndonjë vetëhen’ e ti nga këto, do të jetë enë për nderë, e shënjtëruar’ edhe e vëjyerë për të zonë, bërë gati për çdo farë pune të mirë.
22
Edhe mërgonu nga dëshërimet’ e dialërisë; po ndiq drejtërinë, besënë, dashurinë, paqtimnë bashkë me ata që thërresënë Zotinë me zemërë të këthiellëtë.
23
Edhe hiq dorë nga të marrat’ e të pa diçëmetë të ngrëna me fialë, tuke diturë se piellënë të zëna.
24
Edhe shërbëtori Zotit nukë duhetë të zihetë, po të jetë i butë mbë të gjithë, asi që mëson, asi që duron të ligënë,
25
Të mësonjë me butësirë ata që mendonenë kundrë, mbase u ep atyreve Perëndia pendim, që të njohënë të vërtetënë,
26
Edhe të shkonenë nga laku i diallit, që janë zënë të gjallë prej ati për dashurimin’ e ati.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4