bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Matthew 2
Matthew 2
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 3 →
1
Edhe Jisuj si lindi ndë Vithleemë të Judhesë, ndë dit të mbëretit Irodhit, ja ca magjishtarë nga të lindurit’ e diellit erthnë ndë Jerusalim, e thoshinë:
2
Ku është mbëret’ i Judhenjvet që ka lindurë? Sepse pam’ yllin’ e ati ndë të lindurit diellit, e erdhëm t’i falemi.
3
Edhe mbëreti Irodhi kur dëgjoj, u droth edhe gjithë Jerusalimi bashkë me atë.
4
Edhe si mbëlodhi gjithë krye-priftërit’ edhe shkronjësit’ e gjëndëjesë, pyeste të marrë vesh prej atyre, ku lint Krishti.
5
Edhe ata i thanë ati: Ndë Vithleemë të Judhesë, sepse kështu është shkruarë nga an’ e profitit:
6
“Edhe ti Vithleemë, dheu i Judhesë, nukë je fare e vogëlë ndër zotërinjt të Judhesë; sepse prej teje do të dalë një i parë, i cili do të kullosnjë llauzinë tim Israilnë”.
7
Atëhere Irodhi thirri fshehurazi magjishtarëtë, e mori vesh mirë nga ata kohën’ e yllit që ishte dukurë; edhe si i dërgoi ata ndë Vithleemë, tha:
8
Shkoni e vëshgoni mirë për dialënë; edhe si ta gjeni, m’ epni zë, që të vinj edhe un’ e t’i falem ati.
9
Edhe ata si dëgjuanë mbëretinë vanë; edhe ja ylli që panë ndë të lindurit diellit te shkonte përpara atyre, gjersa erdhi e qëndroj sipër tek ishte diali.
10
Edhe ata kur panë yllinë, u gëzuanë me gëzim të math fort.
11
Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë dialënë bashkë me t’ëmën’ e ti Marinë, edhe ranë mbë dhe e iu falnë ati, edhe si hapnë thesarët’ e tyre, i prunë ati dhurëti, ar’ e kënem e smyrnë.
12
Edhe si iu dëftye atyre nga Perëndia nd’ ëndërrë të mos këthenënë tek Irodhi, iknë e vanë nga një tiatër’ udhë ndë vënt të tyre.
13
Edhe passi iknë ata, ja një ëngjëll’ i Zotit tek i duketë nd’ ëndërrë Josifit, tuke thënë: Ngreu e merr me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe ik ndë Misirë; edhe rri atie gjer kur të të them tyj; sepse Irodhi do të kërkonjë dialënë që ta prishnjë.
14
Edhe ay u ngrit e mori me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati natënë, edhe iku ndë Misirë.
15
Edhe ndenji atie gjer mbë vdekëjet të Irodhit; që të mbushetë ç’është thënë nga Zoti me anë të profitit, që thotë: “Nga Misiri thirra tem bir.”
16
Atëhere Irodhi, kur pa se u gënjye nga Magjishtarëtë, u zemërua fort, edhe dërgoj e vrau gjithë dielmtë që ishinë ndë Vithleemë, e ndëpër gjithë sinoret’ e asaj, që mbë dy vieç e poshtë, pas kohësë që mori vesh mirë nga magjishtarëtë.
17
Atëhere u mbush ç’është thënë nga profiti Jeremi, që thotë:
18
“Zë u dëgjua ndë Rama, vajë e të qjarë e gjëmë shumë; Rahilla qjante dielmt’ e saj, edhe nukë donte të ngushullonej. sepse nukë janë.”
19
Edhe Irodhi si vdiq, ja ëngjëll’ i Zotit tek i duketë nd’ ëndërrë Josifit ndë Misirë, e i thotë:
20
Ngreu e merr me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe ecë ndë dhe të Israilit; sepse ata që kërkoninë jetën’ e dialit kanë vdekurë.
21
Edhe ay u ngrit e mori me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe erdhi ndë dhe të Israilit.
22
Po kur dëgjoj, se Arqellau mbëretëron ndë Judhet ndë vënt të Irodhit t’et, pat frikë të vejë atie; edhe si iu dëftye ati nga Perëndia nd’ ëndërrë, iku nd’ anët të Galilesë.
23
Edhe erdhi e nguli ndë një qytet që thuhetë Nazaret; që të mbushetë ç’është thënë nga profitëritë, se Nazoreas do të qjuhetë.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28