bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Matthew 8
Matthew 8
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 9 →
1
Edhe ay kur sbriti nga mali, i vanë prapa shumë gjëndëje.
2
Edhe ja tek erdhi një i krromosur’ e iu fal ati, tuke thënë: Zot, ndë daç, munt të më qëronjç.
3
Edhe Jisuj ngjati dorënë, edhe e preku, tuke thënë: “Dua, qëronu.” Edhe përnjëherë iu qërua krroma.
4
Edhe Jisuj i thot’ati: “Shiko mos i thuaç ndonjëjt, po shko e dëfte vetëhenë tënde te prifti, edhe shpierë dhurëtinë që ka urdhëruarë Moisiu për martiri mb’ata.”
5
Edhe [Jisuj] kur hyri ndë Kapernaum, i erdhi përanë një urdhër-qindës, tuke lutur’ ati, e tuke thënë:
6
Zot, shërbëtori im dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundonetë keq.
7
Edhe Jisuj i thot’ati: “Unë do të vinj e do ta shëronj.”
8
Edhe urdhër-qindësi u përgjeq e tha: Zot, nukë jam i zoti të më hynjç ndënë strehët; po thuaj vetëmë një fialë, edhe shërbëtori im do të shëronetë.
9
Sepse edhe unë jam një njeri ndën’ urdhërë, edhe kam ndënë vetëhenë time ushtëtorë; edhe i them këti: “Shko”, edhe vete; edhe tiatërit: “Eja”, edhe vien; edhe shërbëtorit tim:
10
“Bëj këtë”, edhe e bën. Edhe Jisuj kur dëgjoj u çudit, e u tha atyre që i vininë prapa: “Me të vërtetë u them juve, se as ndë Israil nukë kam gjeturë kaqë besë.
11
Edhe po u them juve, se shumë vetë do të vinjënë nga të lindurit’e nga të perënduarit’ e diellit, edhe do të rrinë në mësallë bashkë me Avraaminë, e me Isaakun’ e me Jakovinë ndë mbëretërit të qiejevet,
12
Po të bijt’ e mbëretërisë do të hidhenë nd’ errësirët të përjashtëme; atie ku do të jetë të qarët’ e të kërcëlliturit’e dhëmbëvet.”
13
Edhe Jisuj i tha urdhër-qindësit: “Shko, edhe t’u bëftë sikundrë mbesove”, edhe shërbëtori ati u shërua mb’ atë herë.
14
Edhe Jisuj kur erdhi ndë shtëpit të Pietrit, pa të viehërrën’e ati te po dergjej ndër ethe.
15
Edhe e zuri atë prej dore, edhe e lan ethetë; edhe ajo u ngrit e u shërbente atyre.
16
Edhe si u ngrys, i prun’ ati shumë të diallosurë; edhe ay nxori frymat ’ e ndyra me fialë, edhe shëroj gjith’ ata që kishinë keq;
17
Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti Isai, që thotë: “Ay mori sëmundatë tona, edhe mbajti lëngatatë”.
18
Edhe Jisuj kur pa shumë gjëndëje rreth vetëhesë ti, urdhëroj që të shkonjënë përtej.
19
Edhe një shkronjës u afërua e i tha ati: Mësonjës, do të vinj prapa teje kudo që të veç.
20
Edhe Jisuj i thot’ati: “Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpesët’e qiellit fole; po i bir’ i njeriut s’ka ku të pështetnjë kryetë.”
21
Pastaj një tiatër nga nxënësit’ e ati i thotë: Zot, lë-më përpara të vete të kllas ndë varr tem atë.
22
Po Jisuj i tha ati: “Eja pas meje, edhe lërë të vdekuritë të kllasënë ndë varr të vdekurit’e tyre.”
23
Edhe kur hyri ndë lundrët, i vanë pas nxënësit’e ati.
24
Edhe ja tek u bë një tërmet i math ndë det, kaqë sa po mbulonej lundra nga valëtë; po ay flinte.
25
Edhe nxënësit’ e ati i erthnë përanë edhe e ngritnë atë, tuke thënë: Zot, shpëto-na, se po humbasëmë.
26
Edhe ay u thotë atyre: “Përse jeni frikacarë, o besë-pakë?” Atëhere u ngrit e qërtoj erërat’ edhe detinë, edhe u bë bunacë e madhe.
27
Edhe njerëzitë çuditeshinë, e thoshinë: Çfarë njeriu është kyj, që edhe erërat’edhe deti e dëgjonjënë?
28
Edhe ay kur erdhi mb’anët të tejme, ndë dhet të Gjergjesinëvet, i duallë përpara dy të diallosurë dalë nga varretë, fort të egërë, kaqë sa s’munt të shkonte njeri përanë asaj udhe.
29
Edhe ja tek bërtitnë tuke thënë: Ç’ke me ne edhe ti, o Jisu, i bir’ i Perëndisë? Erdhe këtu përpara kohësë që të na mundonjç?
30
Edhe lark atyre ishte një turm’ e madhe derrash tuke kulloturë.
31
Edhe diajt’ i luteshin’ati, e i thoshinë: Ndë na nxierrç që këtej, lë-na të shkojmë ndë turmët të derravet.
32
Edhe ay u tha atyre: “Shkoni.” Edhe ata duallnë e shkuanë ndë turmët të derravet. Edhe ja gjithë tuf’ e derravet tek u turr nga gremina, e ranë ndë det, edhe ngorthnë ndër ujërat.
33
Edhe barinjtë iknë e erthnë ndë qytet, e dhanë zë për të gjitha, edhe për punët të diallosurëvet.
34
Edhe ja gjithë qyteti te dolli përpara Jisujt; edhe kur pan’atë, iu lutnë ati që të dalë nga sinoret’e atyre.
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 9 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28