bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Romans 3
Romans 3
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 4 →
1
Ç’ka më tepër pra Judheu, a ç’dobi ka rrethpresëja?
2
Shumë për gjithë çdo mëndyrë. Më përpara, sepse fialët’ e Perëndisë u besuanë Judhenjet.
3
Sepse ç’është, ndë mos besuanë ca? Sos do të prishnjë besën’ e Perëndisë pabesëria e atyreve?
4
Qoftë lark; po Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo njeri qoftë gënjeshtar, sikundrë është shkruarë: “Që të dalç i drejtë ndë fialët të tua, edhe të munç kur të gjykonesh”.
5
Po shtrëmbëria jonë ndë dëfteftë drejtërin’ e Perëndisë, ç’do të themi? Mos ësht’ i shtrëmbëtë Perëndia që bie zemëratënë? (flas si njeri).
6
— Qoftë lark; sepse qysh do të gjykonjë Perëndia botënë?
7
Sepse ndë u shtua e vërteta e Perëndisë për lavdin’ e ati prej gënjeshtrësë sime, përse gjykonem unë më si fajtuar?
8
Edhe (sikundrë vllasfimisemi, edhe sikundrë thonë ca, se neve themi), Përse të mos bëjmë të ligatë, që të vinjënë të miratë? — Të cilëvet dënimi ësht’ i drejtë.
9
Qysh pra, jemi neve më të mirë se gjëntarëtë? Me të vërtetë jo; sepse neve e provuam më përpara, se edhe Judhenjt’ edhe Ellinëtë, të gjithë janë ndënë faj;
10
Sikundrë është shkruarë: “Se nuk’ ësht’ i drejtë asnjë;
11
S’ka ndonjë që kupëton; s’ka ndonjë që kërkon Perëndinë.
12
Të gjithë u përvarnë mbënjanë, të gjithë u bënë të pavëjyerë; s’ka kush të bënjë të mirë; s’ka as një”.
13
“Gurmaz’ i atyre është varr i hapëtë; me gjjuhërat’ e tyre gënjenjënë”. “Vërer aspidhash është ndënë buzët t’ atyre”,
14
Të cilëvet “Goja është plot me mallëkim e me hidhërim”.
15
“Këmbët’ e atyreve janë të shpejta për të derdhurë gjak”.
16
“Të shkretuar’ e të hequrë keq është ndëpër udhët t’ atyreve.
17
Edhe udhën e paqtimit nuk’ e njohnë”.
18
“Nuk’ është frikë Perëndie përpara syvet atyre”.
19
— Edhe e dimë se sa thotë nomi, u thot atyre që janë ndënë nomt; që të thuretë çdo gojë, edhe gjithë bota të gjykonetë për fajtore te Perëndia.
20
Sepse asndonjë mish s’ka për të dalë i drejtë përpara ati prej punëvet nomit, sepse faji njihetë nga nomi.
21
Po ndashti drejtëria e Perëndisë u çpërfaq pa nom, martirisurë nga nomi edhe nga profitëtë.
22
Edhe drejëtëria e Perëndisë që është me anë të besësë Jisu Krishtit ndër të gjithë e mbi gjith’ ata që besonjënë; sepse s’ka ndonjë farë të shkuarë.
23
Sepse të gjithë fëjyenë, edhe të gjithëve u shteretë lavdia e Perëndisë.
24
Po dalënë të drejtë me hirin’ e ati që fal me anë të shpërblimit që është mbë Jisu Krishtinë;
25
Të cilinë Perëndia e vuri që përpara të jetë shpërblim me anë të besësë ndë gjak t’ ati, për të dëftyerë drejtërin’ e ti, për ndëjesën’ e fajevet që kanë qënë bërë përpara, me anë të durimit Perëndisë;
26
Për të dëftyerë drejtërin’ e ati ndë këtë kohë, që të jetë ay i drejtë, edhe të nxierrë të drejtë atë që i beson Jisujt.
27
Ku është pra të mburruritë? U mbyll jashtë. Me çfarë nom? Të punëvet? Jo; po me nomin’ e besësë.
28
E marrëm me mënt pra, se njeriu del’ i drejtë me anë të besësë, pa punët’ e nomit.
29
Apo vetëm’ i Judhenjet është Perëndia? E jo edhe i kombevet? Po, edhe i kombevet;
30
Sepse një është Perëndia që do të nxierrë të drejtë rrethpresëjenë prej besësë, edhe parrethpresëjenë me anë të besësë.
31
Prishëmë nominë pra me anë të besësë? Qoftë lark; po më teprë vëmë nominë.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16