bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Romans 4
Romans 4
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 5 →
1
Ç’do të themi pra se fitoj Avraami, ati ynë pas mishit?
2
Sepse ndë dolli i drejtë Avraami nga punëtë, ka mbë se të mburretë, po jo përpara Perëndisë.
3
Sepse ç’thotë shkronja? “Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua ati për drejtëri.”
4
Edhe ati që punon, paga nuk’ i numëronetë për nderë, po për detyrë.
5
Po ati që s’punon, edhe i beson ati që nxier të drejtë të shtrëmbëtinë, besa e ati numëronetë për drejtëri.
6
Sikundrë edhe Dhavidhi thotë të lumëzuarët’ e ati njeriu, të cilit Perëndia i numëron drejtërinë pa punëra:
7
“Lum ata, që iu ndëjenë paudhëritë, edhe iu mbuluanë fajetë.
8
Lum ay njeri, që nukë do t’i numëronjë faj Zoti”.
9
Këta të lumëzuarë pra thuhetë vetënë për ata që janë rrethprerë, apo për ata që nukë janë rrethprerë? Sepse themi se besa iu numërua Avraamit për drejtëri.
10
Qysh iu numërua pra? Kur ishte i rrethprerë, apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po i parrethprerë.
11
Edhe mori shenjën’ e rrethpresëjesë për vulë drejtërie të asaj besësë që është ndë parrethpresëjenë, që ay të jet i ati gjith’ atyreve që besonjënë, kur janë të parrethprerë, që të numëronet, edhe mb’ ata drejtëria.
12
Edhe i ati rrethpresëjesë, jo vetëmë mb’ ata që janë të rrethprerë, po edhe mb’ ata që ecënjënë pas gjurmavet besës’ atit t’ënë Avraam, kur qe i parrethprerë.
13
Sepse të zotuarëtë mb’ Avraamin’ a mbë farën’ e ati, se kishte për të qenë trashëgimtari i botësë, nuk’ u bë me anë të nomit, po me anë të drejtërisë që është prej besësë.
14
Sepse ndë janë trashëgimtarë ata që janë prej nomit, besa dolli e kotë, edhe u prish të zotuarëtë.
15
Sepse nomi bie zemëratë; sepse atie ku s’ka nom, s’ka as të dalë jashtë nomit.
16
Përandaj trashëgimi është prej besësë, që të jetë dhurëti, për të qëndruarë të zotuarëtë mbë gjithë farënë, jo vetëmë mb’ atë që është prej nomit, po edhe mb’ atë që është prej besës’ Avraamit, i cili ësht’ ati ynë të gjithëve,
17
(Sikundrë është shkruarë: “Se të kam vënë atë mbë shumë kombe.”) përpara Perëndisë, që i besoj ati, që ep jetë të vdekuret, edhe qjuan ato punë që s’janë si ato që janë.
18
Ay pa pasurë shpëresë besoj me shpëresë, se do të bënej atë mbë shumë kombe, sikundrë qe folurë: “Kështu do të jetë fara jote.”
19
Edhe passi nuk’ u likshtua ndë besët, nuk’ u mendua, se ndashti trupi ti ishte i vdekurë, sepse ishte më teprë se një qint vieç, as të vdekurit’ e shtratit Sarrësë;
20
As nukë qe me dy mëndëje mbë të zotuarët të Perëndisë për pabesërinë, po u forcua ndë besët, e i dha lavdi Perëndisë,
21
Edhe iu mbush mëndëja se për atë që iu zotua, ësht’ i zoti edhe ta bënjë.
22
Edhe përandaj iu numërua ati për drejtëri.
23
Edhe nuk’ u shkrua vetëmë për atë, se iu numërua ati,
24
Po do të numëronet’ edhe për neve që i besojm’ ati që ngjalli prej së vdekurish Jisunë, Zotinë tënë;
25
I cili u dha ndër duar për fajet tëna, edhe u ngjall që të na nxierë të drejtë.
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16