bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Kings 19
2 Kings 19
Albanian 2018
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 20 →
1
Mbreti Ezeki, kur dëgjoi këto fjalë, shqeu rrobat, u vesh me grathore dhe shkoi në tempullin e Zotit.
2
Mandej dërgoi te profeti Isai Eliakimin, kujdestarin e pallatit mbretëror, Shebnaun, shkruesin dhe pleqtë e priftërinjve të veshur me grathore.
3
Ata i thanë Isaisë: «Kështu thotë Ezekia: “Kjo ditë është ditë hidhërimi, ndëshkimi e turpi, sepse jemi bërë si foshnjat që janë gati për të dalë nga barku i një nëne, e cila nuk ka fuqi t'i lindë.
4
Ndoshta Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi fjalët e kreut të zyrtarëve që dërgoi zotëria e tij, mbreti i Asirisë, për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe e ndëshkon për fjalët, që vetë Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi. Thuaj një lutje për pjesën e mbetur të popullit”».
5
Kur shërbëtorët e mbretit Ezeki mbërritën tek Isaia,
6
ai u tha: «Thuajini zotërisë suaj se kështu thotë Zoti: “Mos ki frikë nga fjalët që dëgjove, me të cilat më fyen shërbëtorët e mbretit të Asirisë.
7
Ja, unë do t'i dërgoj një shpirt e ai do të kthehet në vendin e tij sapo të marrë vesh një lajm. Atje do ta bëj të vdesë nga shpata”».
8
Kreu i zyrtarëve të Asirisë u kthye ngaqë e kishte marrë vesh se mbreti i Asirisë kishte ikur nga Lakishi për të sulmuar Libnahun.
9
Mbreti i Asirisë mori vesh se Tirhakahu, mbreti i Kushit, ishte nisur për ta sulmuar. Atëherë Sankeribi dërgoi sërish lajmëtarët e vet tek Ezekia e u tha:
10
«Kështu do t'i thoni Ezekisë, mbretit të Judës: mos e lër Perëndinë tënd, tek i cili shpreson, të të mashtrojë duke të thënë se Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.
11
Ti e ke dëgjuar se çfarë u kanë bërë mbretërit e Asirisë të gjitha vendeve dhe sesi i kanë shkatërruar. Vetëm ti do të shpëtosh?
12
A i shpëtuan perënditë kombet e veta? Etërit e mi shkatërruan Gozanin, Haranin, Recefin dhe edenasit që jetonin në Telasar.
13
Ku janë mbreti i Hamatit, mbreti i Arpadit, mbreti i Lairit, Sefarvaimit, Henës dhe Avahut?».
14
Ezekia mori letrën nga dora e lajmëtarëve dhe pasi e lexoi, shkoi në tempullin e Zotit dhe e hapi rrotullën para Zotit.
15
Mandej iu lut Zotit e tha: «O Zot, Perëndi i Izraelit, ti që ulesh mbi kerubë, ti je i vetmi Perëndi i të gjitha mbretërive të dheut, ti e krijove qiellin dhe tokën.
16
Ule veshin, o Zot, e dëgjo! Hapi sytë, o Zot, e shiko! Dëgjoji fjalët që ka thënë Sankeribi për të fyer Perëndinë e gjallë.
17
Është e vërtetë, o Zot, se mbretërit e Asirisë i kanë shkretuar kombet dhe vendet e tyre.
18
Perënditë e tyre i kanë djegur në zjarr, sepse nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njerëzve, idhuj druri e guri, që ata i shkatërruan.
19
E tani, o Zot, Perëndia ynë, shpëtona nga duart e mbretit të Asirisë, që ta marrin vesh të gjitha mbretëritë e dheut, se ti, o Zot, je i vetmi Perëndi».
20
Atëherë Isaia, biri i Amosit, i dërgoi lajm Ezekisë e i tha: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: e dëgjova lutjen që më bëre për Sankeribin, mbretin e Asirisë.
21
Ja fjalët që unë, Zoti, shqiptova kundër tij: Të përbuz, të përqesh virgjëresha, bija e Sionit! Prapa teje kokën tund bija e Jerusalemit.
22
Me kë je tallur, kë ke fyer? Kundër kujt zërin e ke ngritur dhe e ke parë tërë mburrje? Kundër të shenjtit të Izraelit!
23
Përmes lajmëtarëve të tu ti ke fyer Zotin e me vete ke thënë: “Me karrocat e mia të shumta majë maleve u ngjita, lartësive më të thella të Libanit. Më të lartët cedra ia preva dhe pyjet më të bukur. Mbërrita në skutat e tij më të larta, në pyjet e tij më të dendura.
24
Gërmova puse e ujë të huaj piva, me shputat e këmbëve të mia mbarë lumenjtë e Egjiptit thava”.
25
Por, a nuk ke dëgjuar vallë? Prej kohësh të lashta këtë e caktova, nga ditët e hershme e përftova, e tash po e zbatoj. Ty të caktova të sjellësh rrënim e qytetet e fortifikuara në pirgje gërmadhash t'i kthesh.
26
Banorët e tyre u tmerruan, duart iu mpinë e u drodhën. U bënë si bari i fushës e si bari i lëndinave, si bari i pullazeve që thahet pa mbirë mirë.
27
Unë e di mirë kur rri, kur hyn e kur del. Di edhe tërbimin që kundër meje ke.
28
Je ndezur kundër meje e krenaria jote në vesh më erdhi, prandaj në hundë unazën do të ta vë e në gojë frerin e hekurt, që pas të të kthej udhës nga ke ardhur.
29
Ndërsa për ty, Ezeki, kjo do të jetë shenja: këtë vit do të hani çka është rritur vetë, vitin tjetër çka do të ketë mbirë vetë, ndërsa vitin e tretë do të mbillni e do të korrni, do të mbillni vreshta e do të hani frutat e tyre.
30
Ata që do të mbesin nga shtëpia e Judës, do t'i lëshojnë rrënjët thellë në tokë dhe degët do t'u mbushen plot fryte.
31
Prej Jerusalemit do të dalë populli i mbetur, prej malit të Sionit do të ngrihen ata që kanë shpëtuar. Këtë do ta bëjë zelli i Zotit.
32
Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: ai nuk do të hyjë në këtë qytet e nuk do ta sulmojë me shigjeta. Nuk do t'i mësyjë nën mbrojtjen e shqyteve e as ledh nuk do të gërmojë rreth tij.
33
Do të kthehet rrugës nga erdhi e në këtë qytet nuk do të hyjë, kumton Zoti!
34
Këtë qytet do ta mbroj vetë, për vete dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim».
35
Atë natë engjëlli i Zotit sulmoi fushimin e asirianëve dhe vrau njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë luftëtarë. Kur u ngritën herët në mëngjes, panë gjithë ato kufoma të vdekurish.
36
Atëherë Sankeribi, mbreti i Asirisë, ngriti fushimin, u kthye pas e u vendos në Ninivë.
37
E teksa po adhuronte në tempullin e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku dhe Sareceri, bijtë e tij, e vranë Sankeribin me shpatë dhe ia mbathën për në Ararat. Në vend të tij mbretëroi Esarhadoni, i biri.
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 20 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25