bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Kings 3
2 Kings 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 4 →
1
Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Joshafatit në Judë, Jehorami, biri i Ahabit, u bë mbret i Izraelit. Ai mbretëroi dymbëdhjetë vjet në Samari.
2
Jehorami bëri çka është keq në sytë e Zotit, por jo si i ati dhe e ëma, sepse ai hoqi përmendoren e Baalit, që kishte ndërtuar i ati.
3
Megjithatë, Jehorami nuk u largua prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nebatit, i cili shtyu edhe Izraelin në mëkat, por vazhdoi të mëkatojë.
4
Meshai, mbreti i Moabit, ishte blegtor dhe i jepte mbretit të Izraelit si tagër njëqind mijë qengja dhe leshin e njëqind mijë deshve.
5
Por pas vdekjes së Ahabit, mbreti i Moabit u ngrit kundër mbretit të Izraelit.
6
Atëherë mbreti Jehoram u nis nga Samaria dhe thirri nën armë mbarë Izraelin.
7
Ai i çoi fjalë edhe Joshafatit, mbretit të Judës, e i tha: «Mbreti i Moabit është ngritur kundër meje. A do të vish me mua të luftojmë kundër tij?». Joshafati iu përgjigj: «Do të vij. Unë dhe ti jemi një. Luftëtarët e mi janë të tutë dhe kuajt e mi janë të tutë».
8
Pastaj Joshafati e pyeti: «Nga cila rrugë do të shkojmë?». Jehorami iu përgjigj: «Nga rruga e shkretëtirës së Edomit».
9
Kështu, mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit u nisën bashkë dhe marshuan për shtatë ditë, duke i rënë rrotull shkretëtirës. Por nuk kishin më ujë për ushtrinë dhe për kafshët, që kishin me vete.
10
Atëherë mbreti i Izraelit tha me zë të lartë: «Mjerë ne! Zoti na paska bashkuar ne, tre mbretërit, për të na dorëzuar te Moabi».
11
Joshafati tha: «A ka këtu ndonjë profet të Zotit që me anë të tij të këshillohemi me Zotin?». Një nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit u përgjigj: «Po, Eliseu, biri i Shafatit, i cili i shërbente Elisë».
12
Joshafati tha: «Fjala e Zotit është me të». Atëherë mbreti i Izraelit, Joshafati dhe mbreti i Edomit shkuan tek Eliseu.
13
Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Ç'punë kam unë me ty? Shko te profetët e atit tënd dhe të nënës sate». Por mbreti i Izraelit i tha: «Jo, sepse Zoti na ka mbledhur ne, tre mbretërit, për të na dorëzuar te Moabi».
14
Atëherë Eliseu i tha: «Pasha Zotin e ushtrive, të cilit i shërbej, po të mos ishte për Joshafatin, mbretin e Judës, ty nuk do të të jepja rëndësi e nuk do të të hidhja as sytë.
15
E tani më sillni një muzikant». Teksa muzikanti po i binte veglës muzikore, fuqia e Zotit erdhi mbi Eliseun
16
e ai tha: «Kështu thotë Zoti: hapni sa më shumë gropa në këtë luginë,
17
sepse, siç thotë Zoti, ndonëse nuk do të shihni as erë e as shi, kjo luginë do të mbushet me ujë e do të pini ju me gjithë bagëtitë e kafshët tuaja.
18
Kjo nuk është asgjë për Zotin, sepse ai do t'ju dorëzojë edhe Moabin.
19
Do t'i shkatërroni të gjitha qytetet e fortifikuara dhe të gjitha qytetet e rëndësishme. Do t'i prisni të gjitha pemët e mira, do të mbyllni të gjitha burimet dhe çdo arë të mirë do ta mbushni me gurë».
20
Të nesërmen në mëngjes, në kohën kur po kushtonin flinë, ia behën ujërat nga ana e Edomit dhe i gjithë vendi u mbush me ujë.
21
Kur moabitët dëgjuan se tre mbretërit kishin ardhur për të luftuar kundër tyre, thirrën nën armë të gjithë ata që kishin moshën e që mund të mbanin armë, dhe u rreshtuan në kufi.
22
Në mëngjes, moabitët u ngritën herët, panë diellin, që ndriçonte mbi ujërat dhe i bënte të dukeshin të kuqe si gjaku,
23
e thanë: «Ky është gjak! Mbretërit paskan luftuar me njëri-tjetrin e kanë vrarë njëri-tjetrin. Përpara, o moabitë, rrëmbeni plaçkën e luftës!».
24
Kur iu afruan fushimit të Izraelit, luftëtarët e Izraelit u ngritën e u hodhën në sulm kundër moabitëve. Moabitët morën arratinë, por izraelitët i ndoqën pas e i vranë.
25
Mandej ata shkatërruan qytetet e Moabit dhe tokat e mira i mbushën me gurët që hodhën të gjithë. Burimet e ujërave i mbyllën dhe pemët e mira i prenë. Kishin mbetur vetëm muret e Kir Harashetit, por edhe atë e rrethuan luftëtarët me hobe dhe e sulmuan.
26
Mbreti i Moabit pa se beteja po bëhej tepër e ashpër për të, prandaj mori me vete shtatëqind luftëtarë me shpata e iu vërsul mbretit të Edomit, por nuk ia dolën mbanë.
27
Atëherë ai mori djalin e tij të parëlindur, trashëgimtarin e fronit, dhe e kushtoi si fli shkrumbimi mbi muret e qytetit. Kjo gjë i neveriti izraelitët, saqë u larguan prej andej e u kthyen në tokën e tyre.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25