bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Amos 1
Amos 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 2 →
1
Fjalët e Amosit që ishte një blegtor nga Tekoaja; vegimi që pati për Izraelin në ditët e Uziahut, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, mbretit të Izraelit, dy vjet para tërmetit.
2
Ai tha: « Zoti prej Sionit ulërin, nga Jerusalemi jep kushtrimin. Vajtojnë kullotat e bjeshkëve, kreshtat e Karmelit fishken.
3
Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Damaskut, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. E shinë Gileadin me shufra hekuri.
4
Zjarr do të dërgoj kundër shtëpisë së Hazaelit, që fortesat e Ben Hadadit t'i përpijë.
5
Do t'i thyej shulat e Damaskut, do t'i zhbij banorët e luginës së Avenit, edhe mbajtësin e skeptrit të Bet Edenit. Në Kir do të shpërngulet populli i Aramit, thotë Zoti ”.
6
Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Gazës, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. E shpërnguli popullin krejt, e degdisi në Edom.
7
Zjarr do të dërgoj kundër mureve të Gazës, që fortesat t'ia përpijë.
8
Do t'i zhbij banorët prej Ashdodit, edhe mbajtësin e skeptrit të Ashkelonit. Do ta kthej dorën kundër Ekronit, teprica e Filistesë do të marrë fund, thotë Zoti, Zoti im”.
9
Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Tirit, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. Ia dorëzuan Edomit popullin krejt, besën e dhënë mes vëllezërve nuk e kujtuan.
10
Zjarr do të dërgoj kundër mureve të Tirit, që fortesat t'ia përpijë”.
11
Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Edomit, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. Të vëllanë e ndoqi me shpatë, mëshirën e hodhi tej, shqyen gjithmonë me furi, zemërimin e mban përherë.
12
Zjarr do të dërgoj kundër Temanit, që fortesat e Bocrahut të përpijë”.
13
Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e bijve të Amonit, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. Barkun e grave shtatzëna çanë në Gilead, që të zgjeronin kufijtë e tyre.
14
Zjarr do të ndez në muret e Rabahut, që fortesat t'ia përpijë. Ulërima në ditën e betejës, furtunë në ditën e stuhisë.
15
Mbreti i saj do të shpërngulet, ai bashkë me princat e tij, thotë Zoti ”».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9