bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Amos 3
Amos 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 4 →
1
«Dëgjojeni këtë fjalë, që Zoti foli kundër jush, o bijtë e Izraelit. Kundër gjithë familjes që nxori nga toka e Egjiptit:
2
“Ju jeni të vetmit që zgjodha nga tërë fiset e dheut. Ndaj dhe do t'ju ndëshkoj për të gjitha fajet tuaja.
3
A udhëtojnë dy veta bashkë, nëse nuk kanë lënë takim?
4
A ulërin luani në pyll, nëse pre për të nuk ka? A angullin këlyshi i luanit nga strofka, nëse ka kapur gjë?
5
A bie në tokë fluturaku, nëse laku nuk ngrihet për të? A shkrehet kurthi nga dheu, nëse nuk ka kapur gjë?
6
A nuk trembet populli, kur kushtrimi i borisë në qytet lëshohet? A e zë fatkeqësia qytetin, nëse Zoti nuk e dërgon?
7
Se, Zoti, Zoti im, nuk bën asgjë, pa ia zbuluar synimet profetëve, shërbëtorëve të vet.
8
Ulëriu luani, kush nuk do t'i trembet? Foli Zoti, Zoti im, kush nuk do të profetizojë?
9
Shpall nëpër fortesat e Ashdodit, nëpër fortesat e vendit të Egjiptit e thuaj: ‘Mblidhuni në malet e Samarisë, vrojtoni pështjellimet e saj e zgjedhën që e ka zënë’.
10
Ata s'dinë si të sillen drejt, kumton Zoti, grumbullojnë dhunë e shkatërrim në fortesat e tyre”.
11
Ndaj kështu thotë Zoti, Zoti im: “Armiku do të ta rrethojë vendin, forcën do të ta thyejë, fortesat do të t'i plaçkitë”.
12
Kështu thotë Zoti: “Ashtu siç shpëton bariu nga goja e luanit dy këmbë apo ndonjë vesh, kështu do të shpëtojnë bijtë e Izraelit që banojnë në Samari e që shtrihen në një qoshe shtrati me shtrojë nga Damasku.
13
Dëgjoni e dëshmoni kundër shtëpisë së Jakobit, kumton Zoti, Zoti im, Perëndia i ushtrive.
14
Në ditën kur të ndëshkoj shkeljet e Izraelit, altarët e Betelit do t'i ndëshkoj. Brirët e altarëve do të këputen, ato do të bien përtokë.
15
Do ta rrënoj shtëpinë e dimrit bashkë me atë të verës. Do të shkatërrohen shtëpitë e fildishta, shtëpitë e mëdha do të marrin fund, kumton Zoti ”».
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9