bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Deuteronomy 26
Deuteronomy 26
Albanian 2018
← Chapter 25
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 27 →
1
«Kur të hysh në tokën që po të jep për trashëgimi Zoti, Perëndia yt, kur ta pushtosh e të banosh në të,
2
merri të gjitha prodhimet e para të tokës që po të jep Zoti, Perëndia yt, vendosi në shportë e shko te vendi që Zoti, Perëndia yt, do të zgjedhë për të vënë emrin e tij.
3
Shko te prifti që shërben gjatë asaj kohe e thuaji: “Unë shpall sot para Zotit, Perëndisë tënd, se hyra në tokën që Zoti u premtoi etërve tanë se do të na e jepte neve”.
4
Atëherë prifti do të ta marrë shportën nga dora e do ta vendosë para altarit të Zotit, Perëndisë tënd.
5
Ti do të përgjigjesh e do të thuash para Zotit, Perëndisë tënd: “Im atë ishte një arameas endacak, shkoi në Egjipt me një grusht njerëz e atje banoi si i huaj. U bë një komb i madh, i fuqishëm e i shumtë.
6
Egjiptianët na keqtrajtuan, na shtypën e na munduan me punë të rënda.
7
Ne i thirrëm Zotit, Perëndisë së etërve tanë, e Zoti na dëgjoi e i pa vuajtjet, mundimet dhe mjerimin tonë.
8
Ai na nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme, me krah të fortë, me vepra të tmerrshme, me shenja e mrekulli.
9
Na solli në këtë vend e na dha këtë tokë, tokën që rrjedh qumësht e mjaltë.
10
Prandaj dhe i solla frytet e para të tokës që më dhe ti, o Zot ”. Atëherë vendosi para Zotit, Perëndisë tënd, e përkulu me nderim para tij.
11
Gëzohuni, ti, leviti dhe i ardhuri mes teje, me çdo të mirë që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.
12
Kur të kesh mbaruar së mbledhuri të dhjetën e tërë prodhimeve të vitit të tretë, që është viti i të dhjetave, jepja levitit, të ardhurit, jetimit e të vesë, që ata të hanë në qytet e të ngopen.
13
Atëherë do të thuash para Zotit, Perëndisë tënd: “E hoqa të dhjetën e shenjtëruar nga shtëpia e për më tepër ia dhashë levitit, të ardhurit, jetimit e të vesë, sipas çdo urdhërimi që më dhe. Nuk shkela e nuk harrova asnjë nga urdhërimet e tua.
14
Nuk hëngra nga e dhjeta kur isha në zi, nuk e hoqa kur isha i papastër e as nuk ia dhashë të vdekurit. Ta dëgjova zërin, o Zot, Perëndia im, dhe bëra gjithçka që më urdhërove.
15
Hidhi sytë prej banesës tënde të shenjtë, prej qiellit, dhe bekoje popullin tënd, Izraelin, e tokën që na dhe, siç u premtove etërve tanë, tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë”.
16
Në këtë ditë, Zoti, Perëndia yt, po të urdhëron që t'i mbash këto rregulla e vendime. Mbaji e zbatoji me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd.
17
Në këtë ditë ke shpallur se Zoti është Perëndia yt, se do të ecësh udhëve të tij, do të mbash rregullat, urdhërimet e vendimet e tij e do të dëgjosh zërin e tij.
18
Edhe Zoti të ka shpallur sot popullin e tij të çmuar, siç të premtoi, se do t'i mbash urdhërimet e tij,
19
se do të të lartësojë në lavdërime, në emër e në nder mbi çdo komb që krijoi dhe se do të jesh një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, siç premtoi».
← Chapter 25
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 27 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34