bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Deuteronomy 27
Deuteronomy 27
Albanian 2018
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 28 →
1
Moisiu dhe pleqtë e Izraelit e urdhëruan popullin: «Mbaji të gjitha urdhërimet që të urdhërova sot.
2
Ditën kur të kalosh përtej Jordanit, në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt, vër dy gurë të mëdhenj e zbardhi me gëlqere.
3
Shkruaj mbi to çdo fjalë të këtij ligji kur të kalosh përtej e të hysh në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt, tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë, siç të premtoi Zoti, Perëndia i etërve të tu.
4
Kur të kaloni përtej Jordanit, vërini këto gurë siç po ju urdhëroj sot, në malin Ebal dhe zbardhini me gëlqere.
5
Atje ndërto një altar për Zotin, Perëndinë tënd. Altari të jetë prej guri e të mos punohet me vegël hekuri.
6
Gurët e altarit të Zotit, Perëndisë tënd, të jenë të palatuar. Kushto mbi to fli shkrumbimi për Zotin, Perëndinë tënd.
7
Kushto edhe fli paqtimi, haji aty e festo para Zotit, Perëndisë tënd.
8
Shkruaj mirë e qartë mbi gurë çdo fjalë të këtij ligji».
9
Pastaj Moisiu e priftërinjtë levitë i thanë mbarë Izraelit: «Hesht e dëgjo, o Izrael. Sot u bëre populli i Zotit, Perëndisë tënd.
10
Dëgjoje zërin e Zotit, Perëndisë tënd. Mbaji urdhërimet e rregullat e tij që unë po të urdhëroj sot».
11
Atë ditë Moisiu e urdhëroi popullin e i tha:
12
«Kur të kaloni përtej Jordanit, këto janë fiset që do të qëndrojnë në malin Gerizim për të bekuar popullin: Simeoni, Levi, Juda, Isahari, Jozefi e Benjamini.
13
Këto janë fiset që do të qëndrojnë në malin Ebal për të mallkuar: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani e Neftaliu.
14
Levitët do t'u shpallin me zë të lart mbarë burrave të Izraelit:
15
“Mallkuar qoftë ai që bën fshehurazi idhuj të gdhendur apo të metaltë. Kjo vepër e duarve të mjeshtrit i neveritet Zotit ”. Atëherë tërë populli të përgjigjet e të thotë: “Amen!”.
16
“Mallkuar qoftë ai që e përbuz të atin e të ëmën”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
17
“Mallkuar qoftë ai që lëviz kufijtë e të afërtit”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
18
“Mallkuar qoftë ai që e çon të verbrin në rrugë të gabuar”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
19
“Mallkuar qoftë ai që shkel të drejtën e të ardhurit, të jetimit e të vesë”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
20
“Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e të atit dhe kështu e turpëron të atin”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
21
“Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me ndonjë kafshë”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
22
“Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me të motrën, nga i ati apo nga e ëma”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
23
“Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me të vjehrrën”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
24
“Mallkuar qoftë ai që godet fshehurazi të afërtin”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
25
“Mallkuar qoftë ai që merr mitë, për të derdhur gjak të pafajshëm”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
26
“Mallkuar qoftë ai që nuk i mban e nuk zbaton fjalët e këtij ligji”. Tërë populli të thotë: “Amen!”».
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 28 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34