bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Hebrews 1
Hebrews 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 2 →
1
Në të shkuarën, Perëndia u ka folur etërve tanë shpeshherë dhe në mënyra të ndryshme nëpërmjet profetëve,
2
ndërsa këto kohët e fundit na foli nëpërmjet Birit. Nëpërmjet tij Perëndia ka krijuar gjithësinë dhe atë e ka caktuar trashëgimtar të gjithçkaje.
3
Biri është shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë, shprehja e plotë e qenies së tij dhe ai që mban gjithçka me fuqinë e fjalës së tij. Pasi na pastroi nga mëkatet, ai u ul në qiell në të djathtë të Perëndisë së madhërishëm.
4
Ai u bë më i madh se engjëjt, aq sa ç'ishte më madhështor emri që trashëgoi nga Perëndia.
5
Dhe vërtet, Perëndia nuk i ka thënë kurrë ndonjë engjëlli: ti je Biri im, të kam lindur sot. As nuk ka thënë për ndonjërin: unë do të jem për të Atë e ai do të jetë për mua Bir.
6
Kur Perëndia do të dërgonte në botë Birin e tij të parëlindur, tha: le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë.
7
Ndërsa për engjëjt tha: Perëndia i bën engjëjt e tij si era dhe shërbyesit e tij si flaka e zjarrit.
8
Për Birin ka thënë: froni yt, o Perëndi, mbetet në shekuj të shekujve dhe skeptri i drejtësisë është skeptri i mbretërisë sate.
9
E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë. Prandaj, Perëndia yt, o Perëndi, të vajosi mes shokëve të tu, me vajin e gëzimit.
10
Ka thënë edhe: ti, o Zot, në fillim e themelove tokën dhe vepër e duarve të tua janë qiejt.
11
Ata do të zhduken, ndërsa ti do të mbetesh. Të gjithë do të vjetrohen si rrobë.
12
Do t'i mbështjellësh si petk e do t'i ndërrosh si rrobë, ndërsa ti do të mbetesh po ai dhe vitet e tua nuk do të perëndojnë.
13
Perëndia nuk i tha kurrë ndonjë engjëlli: ulu në të djathtën time, derisa t'i vë armiqtë e tu si shtrojë të këmbëve të tua.
14
A nuk janë, pra, të gjithë engjëjt shpirtra shërbestarë që Perëndia i ka dërguar për t'u shërbyer atyre që do të trashëgojnë shpëtimin?
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13