bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Hebrews 2
Hebrews 2
Albanian 2018
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 3 →
1
Prandaj duhet të tregojmë më shumë kujdes për gjërat që kemi dëgjuar, që të mos dalim nga udha.
2
Nëse fjala që u tha nëpërmjet engjëjve, u vërtetua dhe çdo shkelje e mosbindje ndaj saj mori ndëshkimin e drejtë,
3
si do të shpëtojmë po të lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Këtë shpëtim në fillim e shpalli Zoti dhe më pas na e vërtetuan ata që e dëgjuan.
4
Për të dëshmoi edhe vetë Perëndia me anë shenjash e mrekullish dhe me dhuratat e Shpirtit të shenjtë, të ndara sipas vullnetit të tij.
5
Perëndia nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën e ardhshme për të cilën po flasim.
6
Diku dëshmohet: ç'është njeriu, që të kujtohesh për të? Ç'është biri i njeriut, që të kujdesesh për të?
7
Për pak kohë e bëre më të vogël se engjëjt dhe e kurorëzove me lavdi e me nder.
8
Gjithçka e nënshtrove nën këmbët e tij. Kur i nënshtroi gjithçka, nuk la asgjë pa i nënshtruar. Por tani ne ende nuk e shohim që gjithçka i është nënshtruar atij.
9
Jezuin, që për pak kohë u bë më i vogël se engjëjt, tani e shohim të kurorëzuar me lavdi e me nder për shkak të vdekjes së tij. Kështu, me hirin e Perëndisë, ai provoi vdekjen për të gjithë njerëzit.
10
Perëndia, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha gjërat, çoi shumë bij drejt lavdisë. Ai, pra, duhej ta bënte të përsosur kreun e shpëtimit të tyre nëpërmjet vuajtjeve.
11
Meqenëse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë nga i njëjti Atë, Jezuit nuk i vjen turp t'i quajë vëllezër
12
kur thotë: emrin tënd do t'ua tregoj vëllezërve të mi e do të thur himne për ty në mes të kishës.
13
Thotë edhe: unë do të kem besim tek ai, si dhe: ja unë dhe bijtë që më dha Perëndia.
14
Meqenëse bijtë janë njerëz prej gjaku e mishi, atëherë Jezui mori të njëjtin trup njerëzor si ata, që nëpërmjet vdekjes të shkatërronte atë që kishte pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,
15
dhe të çlironte të gjithë ata që, nga frika e vdekjes, i ishin nënshtruar për gjithë jetën skllavërisë.
16
Duket qartë se ai nuk u vjen në ndihmë engjëjve, por pasardhësve të Abrahamit.
17
Prandaj, ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të bëhej i mëshirshëm dhe kryeprift besnik në shërbim të Perëndisë dhe kështu të shlyente mëkatet e popullit.
18
Meqenëse edhe ai vetë vuajti e u tundua, mund të ndihmojë edhe ata që tundohen.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13