bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Hosea 1
Hosea 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 2 →
1
Fjala e Zotit që iu drejtua Hosesë, birit të Beriut, në ditët e Uziahut, Jotamit, Ahazit dhe Ezekisë, mbretërve të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit, birit të Joashit, mbretit të Izraelit.
2
Kur Zoti filloi t'i fliste Hosesë, Zoti i tha: «Shko e merr për grua një lavire e bëj fëmijë me të, sepse vendi po kryen tradhti kundër Zotit ».
3
Ai shkoi e mori për grua Gomerën, bijën e Diblaimit, e cila mbeti shtatzënë e lindi një djalë.
4
Atëherë Zoti i tha: «Quaje Izrel, se edhe pak e do ta ndëshkoj shtëpinë e Jehut për gjakun që u derdh në Izrel. Do t'i jap fund mbretërisë së Izraelit.
5
Atë ditë do ta thyej harkun e Izraelit në luginën e Izrelit».
6
Ajo mbeti shtatzënë sërish e lindi një vajzë. Atëherë Perëndia i tha: «Quaje Loruhama, se nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit e nuk do ta fal.
7
Por, do të kem mëshirë për shtëpinë e Judës. Do t'i shpëtoj falë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe jo në saje të harkut, shpatës, luftës, kuajve e kalorësve».
8
Pasi e ndau nga gjiri Loruhamën, Gomera mbeti shtatzënë e lindi një djalë.
9
Atëherë Perëndia i tha: «Quaje Loam, se ju nuk jeni populli im e unë nuk jam i juaji».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14