bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jonah 1
Jonah 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 2 →
1
Zoti i foli Jonait, birit të Amitait, e i tha:
2
«Ngrihu e shko në qytetin e madh të Ninivës e fol kundër tij, sepse ligësia e banorëve të tij ka mbërritur deri tek unë».
3
Atëherë Jonai u ngrit e mori arratinë për në Tarshish, larg pranisë së Zotit. Zbriti në Jafë e gjeti një anije që shkonte në Tarshish. Pagoi për udhëtimin dhe hipi në anije për të shkuar bashkë me të tjerë në Tarshish, larg pranisë së Zotit.
4
Por Zoti kishte dërguar në det një erë të fortë. Stuhia në det qe aq e furishme, saqë anija rrezikonte të copëtohej.
5
Atëherë detarët i zuri frika dhe secili i thirri perëndisë së vet për ndihmë. Për të lehtësuar anijen, hodhën në det edhe ngarkesën e saj. Ndërkaq, Jonai kishte zbritur poshtë, brenda anijes, ishte shtrirë dhe kishte rënë në gjumë të thellë.
6
Kapiteni i anijes iu afrua e i tha: «Çfarë? Po fle? Ngrihu e thirri perëndisë tënd për ndihmë! Ndoshta ky perëndi kujtohet për ne e kështu nuk marrim fund».
7
Detarët i thanë njëri-tjetrit: «Ejani të hedhim short që të dimë për shkak të kujt na ra kjo fatkeqësi». Hodhën short e i ra Jonait.
8
Atëherë ata e pyetën: «Ja na thuaj, për shkak të kujt na ra kjo fatkeqësi? Me çfarë merresh e nga vjen? Nga ç'vend e nga ç'popull je?».
9
Jonai u përgjigj: «Hebre jam dhe Zotin, Perëndinë e qiellit, druaj. Ai krijoi detin e dheun».
10
Atëherë ata burra i kapi një frikë e madhe, prandaj i thanë: «Si e bëre këtë gjë!». Ata e dinin se Jonai kishte marrë arratinë nga prania e Zotit, se ua kishte thënë vetë.
11
Ngaqë deti po bëhej gjithnjë e më i egër, ata e pyetën: «Çfarë të bëjmë me ty që të na qetësohet deti?».
12
Ai u tha: «Më kapni e më hidhni në det, që deti të qetësohet, sepse unë e di se kjo stuhi ju ra për shkakun tim».
13
Detarët u dhanë rremave për ta kthyer anijen në breg, por nuk mundën, sepse deti po bëhej gjithnjë e më i egër.
14
Atëherë i thirrën Zotit e thanë: «O Zot, mos na e merr jetën për shkak të këtij njeriu e mos na fajëso për gjak të pafajshëm, se ti, o Zot, ke bërë sikurse ke dashur».
15
Kështu, e morën Jonain dhe e hodhën në det. Deti u qetësua nga tërbimi.
16
Atëherë ata burra i pushtoi një frikë e madhe ndaj Zotit. I kushtuan Zotit një flijim e u betuan para tij.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4