bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jonah 3
Jonah 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 4 →
1
Zoti i foli për herë të dytë Jonait e i tha:
2
«Ngrihu e shko në qytetin e madh të Ninivës e kumtoji çfarë po të them».
3
Atëherë Jonai u ngrit e shkoi në Ninivë, siç i kishte thënë Zoti. Niniva ishte një qytet aq i madh, saqë duheshin tri ditë udhë për ta përshkuar.
4
Jonai bëri një ditë udhë nëpër qytet duke thirrur: «Edhe dyzet ditë dhe Niniva shkatërrohet!».
5
Atëherë banorët e Ninivës besuan në Perëndinë, shpallën agjërim e u veshën me grathore, nga më i madhi e deri te më i vogli.
6
Kur fjala i vajti në vesh mbretit të Ninivës, ai u ngrit nga froni, hoqi gunën, u vesh me grathore dhe u ul në hi.
7
Nxori edhe një lajmërim në Ninivë ku thuhej: «Me dekret të mbretit e të fisnikëve të tij, asnjë njeri apo kafshë, tufë apo kope, të mos vërë gjë në gojë, të mos hajë e as ujë të mos pijë.
8
Njerëzit e kafshët të vishen me grathore e t'i thërrasin fort Perëndisë për ndihmë. Secili të kthehet nga udha e tij e ligë dhe nga dhuna që bën.
9
Kush e di! Ndoshta Perëndia ndërron mendje, zbutet dhe heq dorë nga zemërimi i tij i madh e kështu nuk marrim fund».
10
Perëndia pa se çfarë bënë banorët e Ninivës dhe si u kthyen nga udha e tyre e ligë. Atëherë Perëndia u zbut për të keqen që kishte thënë se do t'u bënte dhe nuk e bëri.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4