bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Matthew 4
Matthew 4
Albanian 2018
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
1
Pastaj, i shtyrë nga Shpirti, Jezui shkoi në shkretëtirë që të tundohej nga djalli.
2
Pasi agjëroi për dyzet ditë e dyzet net, Jezuin e mori uria.
3
Atëherë erdhi tunduesi tek ai e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë».
4
Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar: njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë ».
5
Pastaj djalli e çoi në qytetin e shenjtë, e vuri në pikën më të lartë të tempullit
6
e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: do t'i urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë dhe ata do të të mbajnë në duart e tyre, që mos të të ndeshë këmba në gur ».
7
Jezui i tha: «Është shkruar: mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd ».
8
Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë e i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre.
9
Dhe i tha Jezuit: «Do të t'i jap të gjitha këto nëse bie në gjunjë e më adhuron».
10
Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar: adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm atij ».
11
Atëherë djalli u largua nga Jezui dhe, ja, erdhën engjëjt e i shërbenin.
12
Kur Jezui dëgjoi se Gjonin e kishin burgosur, u largua për në Galile.
13
Nuk qëndroi në Nazaret, por shkoi për të jetuar në Kafarnaum, qytet pranë liqenit, në tokën e Zabulonit e të Neftalimit,
14
që të përmbushej çfarë kishte thënë profeti Isai:
15
tokë e Zabulonit dhe tokë e Neftalimit, në rrugën drejt detit, përtej Jordanit, Galile e kombeve!
16
Populli që ishte në errësirë pa një dritë të madhe dhe për ata që ishin në vendin e hijes së vdekjes zbardhi drita.
17
Që atëherë Jezui filloi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni, se mbretëria e qiejve është afër».
18
Ndërsa po ecte bregut të liqenit të Galilesë, Jezui pa dy vëllezër, Simonin që quhej Pjetër dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetat në liqen. Ata ishin peshkatarë.
19
Jezui u tha: «Ejani pas meje dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish».
20
Ata lanë menjëherë rrjetat e shkuan pas tij.
21
Pak më tutje Jezui pa dy vëllezër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, të vëllanë, që ishin në një varkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke arnuar rrjetat dhe i thirri.
22
Ata lanë menjëherë varkën dhe të atin e shkuan pas tij.
23
Jezui shkonte nëpër Galile duke mësuar njerëzit në sinagoga, duke shpallur ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë në popull.
24
Kështu, për të u hap fjala në gjithë Sirinë. Atëherë i sollën të gjithë të sëmurët, njerëz të prekur nga sëmundje e dhimbje të ndryshme, të pushtuar nga djalli, me sëmundjen e tokës e të paralizuar, dhe ai i shëroi.
25
Turma të mëdha njerëzish nga Galilea e Dekapoja, nga Jerusalemi, Judeja e përtej Jordanit, shkonin pas tij.
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28