bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Zechariah 1
Zechariah 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 2 →
1
Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Zakari, birit të Berekjahut, të birit të Idoit:
2
« Zoti u zemërua shumë me etërit tuaj,
3
prandaj thuaju: kështu thotë Zoti i ushtrive, kthehuni tek unë, kumton Zoti i ushtrive, e unë do të kthehem te ju, thotë Zoti i ushtrive.
4
Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e mëparshëm u patën thënë: “Kështu thotë Zoti i ushtrive, kthehuni, pra, nga udhët e nga veprat tuaja të liga!”, por ata nuk dëgjuan e nuk më përfillën, kumton Zoti.
5
Ku janë etërit tuaj tani? Po profetët, a jetojnë përgjithmonë?
6
Por, a nuk u dolën etërve tuaj fjalët dhe urdhërimet që unë ua pata dhënë profetëve, shërbëtorëve të mi? Kështu, ata u kthyen e thanë: “ Zoti i ushtrive vërtet veproi me ne ashtu siç kishte vendosur të bënte për shkak të udhëve e veprave tona”».
7
Në ditën e njëzetekatërt të muajit të njëmbëdhjetë, që është muaji i Shevatit, të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Zakari, birit të Berekjahut, të birit të Idoit.
8
Gjatë natës pashë një njeri duke kalëruar mbi një kalë të kuq. Ai qëndronte ndër mërsina, në luginë. Prapa tij ishin disa kuaj të kuq, të kuqërremë e të bardhë.
9
E unë thashë: «Çfarë janë këta, imzot?». Engjëlli që po më fliste më tha: «Do të t'i tregoj unë se ç'janë».
10
Njeriu, që po qëndronte ndër mërsina, tha: «Këta janë ata që Zoti ka dërguar për të përshkuar tokën».
11
Ata i thanë engjëllit të Zotit, që qëndronte ndër mërsina: «E përshkuam tokën e, ja, mbarë toka banon e qetë».
12
Atëherë engjëlli i Zotit u përgjigj: «O Zoti i ushtrive, edhe për sa kohë s'do të kesh mëshirë për Jerusalemin e për qytetet e Judës, kundër të cilëve e shfreve zemërimin gjatë këtyre shtatëdhjetë viteve?».
13
Zoti iu përgjigj me fjalë të mira e ngushëlluese engjëllit që po fliste me mua.
14
Engjëlli që po më fliste më tha: «Shpall e thuaj: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: jam plot xhelozi për Jerusalemin e Sionin.
15
Jam shumë i zemëruar me kombet moskokëçarëse. Unë isha i zemëruar vetëm pak, por ata u sollën edhe më keq.
16
Prandaj, kështu thotë Zoti: u ktheva drejt Jerusalemit me dhembshuri. Shtëpia ime do të ndërtohet atje, kumton Zoti i ushtrive. Litari matës do të fillojë të përdoret në Jerusalem”.
17
Shpall sërish: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: sërish qytetet e mia do të mbushen me të mira. Sërish Zoti do të ketë mëshirë për Sionin dhe sërish do ta përzgjedhë Jerusalemin”».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14