bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Zechariah 3
Zechariah 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 4 →
1
Atëherë më dëftoi kryepriftin Jozueh. Ai po qëndronte para engjëllit të Zotit e në të djathtë kishte Satanin që po e padiste.
2
Engjëlli i tha Satanit: « Zoti të qortoftë, o Satan! Të qortoftë Zoti, ai që ka zgjedhur Jerusalemin! A nuk është ky si kërcuri që i shpëtoi zjarrit?».
3
Ndërkohë Jozuehu po qëndronte para engjëllit, i veshur me rroba të fëlliqura.
4
Engjëlli u tha atyre që po qëndronin para tij: «Hiqjani rrobat e fëlliqura!». Pastaj i tha Jozuehut: «Ja, ta hoqa fajin e po të vesh me rroba të denja».
5
Ai tha: «Vërini mbi krye një fes të pastër». Ata i vunë mbi krye një fes të pastër dhe e veshën, ndërkohë që engjëlli i Zotit po qëndronte më këmbë.
6
Atëherë engjëlli i Zotit e porositi Jozuehun:
7
«Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Nëse ecën udhës sime e i mban urdhërimet e mia, do të gjykosh shtëpinë time e do të kujdesesh për oborrin tim. Do të të lejoj të shkosh e të vish mes këtyre që po qëndrojnë këtu.
8
Dëgjo, o kryeprifti Jozueh, ti dhe bashkëpunëtorët e tu që qëndrojnë para teje, se ju jeni oguri që unë po sjell shërbëtorin tim, pinjollin.
9
Ja, guri që vendosa para Jozuehut, një gur i vetëm me shtatë faqe. Ja, mbi të do ta skalit mbishkrimin, kumton Zoti i ushtrive, e do ta heq brenda ditës fajin e kësaj toke.
10
Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do ta ftoni njëri-tjetrin nën hijen e hardhisë e të fikut”».
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14