bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Acts 13
Acts 13
Albanian 1827
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 14 →
1
E ndë Qishë që ish nd’Antiohi qenë ca profitër edhe dhaskalër, Varnava, e Simeoni që thuhej Nigjer, e Lluqoi nga Qirini, e Manaiu, shoku i Irodhit Tetrarhut, edhe Savllua.
2
E tek shërbeijnë këta Zotnë, e agjëroijnë, thotë Shpirti Shënjt: Shquamëni mua Varnavënë edhe Savllonë ndë punë që i kam thirrë un’ ata.
3
Ahiere si agjëruanë e u falë e vunë duartë mbi ta, i lëshuanë.
4
E këta si dërgonejnë nga Shënjti Shpirt, zbritnë ndë Selefqi, e ateje bënë plëhurë për Qipro.
5
E si vanë ndë Salaminë, dhidhaksnë fjalën’ e Perndisë ndëpër sinagojera të çifutet. E kishnë edhe Ioannë shërbëtuar.
6
E si shkuanë nisinë ngjera ndë Pafo, gjenë atje një magjishtjar pseftoprofet çifut, që quhej Variisu.
7
Kij ish bashkë me Anthipatonë Sergjo Pavllonë, njeri të mënçurë. Kij si thirri Varnavënë edhe Savllonë, kërkoi të digjon fjalën’ e Perndisë.
8
Ma Elima magjishtjari (se kështu ksijisetë ëmër’ i tij) u rrij ature kondrë, e kërkon të mërgon Anthipatnë nga besa.
9
Ma Savllua (që quhetë edhe Pavllo) si u mbush prej Shpirt Shënjt e vështroi mirë mbë të,
10
I tha: O ti që je plot nga çdo gënjeshtrë e nga çdo të rreme, i biri i djallit, armiku i çdo së drejtësë, ti nukë mërcen tuke prishurë udhët’ e Zotit të drejtatë.
11
E ndashti adha ja, dor’ e Zotit mbi tij, e do të mbeteç i verbërë të mos shohç Diellinë ngjera mbë një kohë. E atë çast ra mbi të mjergullë e skotadh, e vin rrotullë e kërkon ta hiqnë prej doret.
12
Ahiere si pa Anthipatoi atë që gjau, besoi, e çuditej mbë dhidhahi të Zotit.
13
E Pavllua me ata që kish me vetëhe, si u ngrenë nga Pafua, erdhë ndë Pergë të Pamfilisë. E Ioanni, si u nda prej suresh, u kthe ndë Ierusalim.
14
E ata si shkuanë nga Perga, vanë nd’Andiohi të Pisidhisë, e si hinë ndë Sinagoj ditën’ e shëtunësë, qëndruanë atje.
15
E pas të dhiavasurit së Nomit edhe të profitëvet, dërguanë të parët’ e sinagojit mbë ta, e u thanë: O njerëz vëllazër, ndë kini juvet fjalë për të porsiturë ndë llao, thoi.
16
E si u ngre Pavllua e bëri nishan me dorë për të pushuarë, tha: O njerëz Israilit, e ju që kini frikën’ e Perndisë, digjoni.
17
Perndia e këtij llaoit së Israilit zgjodhi përinjtë tanë, e ngrijti llaonë kur qe i huaj ndë dhe t’Egjiptosë, e me dorë të lartë i nxori ata nga ajo.
18
E ndë dizet vjet kohë duroi marrëzit’ e ture nd’erimi.
19
E si prishi shtatë milete ndë dhe të Hanaanit, dhen’ e ature e ndau mbë ta me short.
20
E pastaje ngjera mbë katërqind e pesëdhjetë vjet u dha gjukatas ngjera te profiti Samuil.
21
E që ahiere e pastaj kërkuanë mbret, e u dha ature Perndia Saullë të bir’ e Qisit, njeri nga filia e Veniaminit, vitëre dizet.
22
E si e nxori atë, u ngrijti ature për mbret Dhavidhnë që për atë martirisi, e tha: Gjeçë Dhavidhnë të bir’ e Ieseut, njeri mbë zëmërë time. Ai do të bëjë gjith’ ato që dua unë.
23
E nga far’ e këtij nxori Perndia, sikundrë kish taksurë, ndë Israil Sotirë Iisunë.
24
Edhe Ioanni dhidhaksi përpara se të vin ai, pagëzim të metanisë mbë gjithë llao t’israilit.
25
E si e sosi Ioanni udhën’ e tij, thosh: Cili thoi ju se jam unë? Nukë jam unë ai, po ja që vjen pas meje ai, që un’ atij s’jam i zoti t’i zgjidh këpucët’ e këmbëvet.
26
O njerëz vëllazër, të bijt’ e filisë Avraamit, edhe cilido prej jush trëmbetë Perndisë, mbë ju është dërguarë fjala e kësaj sotirisë.
27
Sepse ata që rrinë nd’Ierusalim, edhe të parët’ e ture, sepse nuk’ e njohnë atë, as fjalët’ e profitet që dhiavasjënë të shëtunë për të shëtunë, me të dëmëtuarë të këtij i paguanë.
28
E sepse nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë, kërkuanë nga Pillatua të vritej ai.
29
E si bënë gjith’ ato që ishnë shkruarë për të, e zbritnë atë nga druri e e vunë ndë varr.
30
Ma Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë.
31
Ai u duk për shumë ditet mb’ata që hipnë bashkë me të nga Galilea nd’Ierusalim. Këta janë martirë t’atijtë ndë llao.
32
E navet u dëftojmë juvet të taksuritë që qe bërë ndë baballarë, se Perndia e sosi atë ndë nevet që jemi djelmt’ e ature, sepse ngjalli Iisunë.
33
Sikundrë është shkruarë edhe ndë psallmo të ditë: Biri im je ti, unë sot të polla tij.
34
E qishë ngjalli atë nga të vdekuritë e do të mos kthenetë më ndë të kalburë, kështu tha: Do të bëj të jenë të qëndruara për ju ato q’i taksa Dhavidhit.
35
Andaj edhe ndë tjatër vënd thotë: Do të mos lëç të shohë kalbësirë Shënjti it.
36
Sepse Dhavidhi, si pat punuarë ndë jetë të tij thelimën’ e Perndisë, fleti, e u vu ndë përind të tij, e pa të kalburë.
37
Ma atë që e ngjalli Perndia, kij nukë pa të kalburë.
38
Dijie gjithë juvet, o njerëz vëllazër, që me anë të këtij, dëftonetë ndë ju të ndëjierit’ e fajevet.
39
E nga gjith’ ato që nukë mundë të bëneshitë të drejtë ndë nom të Moisiut, mbë këtë bënetë, cilido që beson, i drejtë.
40
Vështroni dha se mos vijë mbë juvet ajo që është shkruarë ndë profitër.
41
Vështroni juvet që shani, e çuditi, e mos u dukni, se unë bëj një punë ndë dit tuaj, punë që do të mos e besoni juvet, nd’ ua rrëfeftë njeri juvet.
42
E kur dilë nga sinagoji i çifutet, u luteshinë miletetë që t’u thoshnë ature këto fjalë të shëtunë që vjen.
43
E si u lëshua mbëjedhëja, shumë nga Çifutë e nga Prosilitë që qenë të besësë, vanë pas Pavllosë edhe Varnavësë. E këta me fjalë të ture u mbushnë kokënë ature që të qëndroijnë pa luajturë ndë dhurëti të Perndisë.
44
E të shëtunën’ e pastajme, u mbëjodh afër gjithë quteti të digjoijnë fjalën’ e Perndisë.
45
E Çifutë, si panë turmëtë, u mbushnë zili, e thoshnë kondr’ ature që thosh Pavllua tuke vllasfimisurë.
46
Atëherë Pavllua edhe Varnava duallë e thanë me tharos, që e udhësë qe të flitej ndë ju përpara fjala e Perndisë; ma sepse e hidhni atë poshtë, e apofasisni vetëhenë tuaj që s’jini të zotë për jetë të pasosurë, ja, që kthenemi ndë milete.
47
Se kështu na porsiti navet Zoti: U të bëra ti dritë për fili të pabesa, të gjeç ti për sotiri të ture ngjera mb’anë të dheut.
48
Këto si digjuanë filit’ e tjera gëzonishnë, e lëvdoijnë fjalën’ e Zotit, e besuanë gjith’ ata që qenë apofasisurë për jetë të pasosurë.
49
E fjala e Zotit përhapej mbë gjith’ atë vënd.
50
Ma çifutë, ndershuanë gratë që trëmbishnë Perndisë, e të nderçuratë, e të parët’ e qutetit, e ngrijtinë ndjekëjë kondrë Pavllosë edhe Varnavësë, e i nxuarë ata nga sinoret’ e ture.
51
E ata si shkundnë pluhurin’ e këmbëvet së ture përpara ture, erdhë ndë Ikonio.
52
E mathitejtë pa qenë plot gëzim e plot prej Shënjtit Shpirt.
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 14 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28