bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Acts 22
Acts 22
Albanian 1827
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 23 →
1
Njerëz vëllazër e baballarë, digjoni përgjegjëjënë time që bëj unë ndashti përpara juvet.
2
(E poqë digjuanë që u flit ature Çifutërisht, e kaqë më tepër pushuanë. E u thotë:)
3
Unë jam njeri çifut, lerë ndë Tarso të Qiliqisë, ma jam rriturë ndë këtë qutet, e mpsuarë ndë këmbë të Gamaliilit, sikundr’ është e vërtet’ e nomit së baballarëvet, ziliar i Perndisë, sikundrë jini edhe juvet të gjithë sot edhe gjithë ditënë.
4
Unë këtë udhë e ndoqa ngjera mbë vdekëjë, tuke lidhurë e tuke vënë brënda ndë hapsanëra burra e gra.
5
Sikundrë më bën mua martiri edhe i pari i priftëret, edhe gjithë pleqësia, që mora prej suresh edhe kartëra për vëllazër, ndë Dhamasko vejë unë për të prurë nd’Ierusalim lidhurë edhe ata që qenë atje, që të mundonishnë.
6
Ma më gjau mua kur vejë udhësë e u afëruaçë ndë Dhamasko, ndë mes të ditësë papandehurë, më vetëtijti nga Qielli rrotull meje një drit’ e madhe.
7
E raçë mbë dhe, e digjova një zë që më thosh: Saull, Saull, përse më ndjek?
8
E unë ju përgjegjçë: Cili je ti, Zot? E më tha mua: Unë jam Iisui Nazarinoi që ndjek ti.
9
E ata që qenë me mua, dritën’ e panë e u drodhë nga frika, ma zën’ e atij që më foli mua, nuk’ e digjuanë.
10
E un’ i thaçë: Ç’të bëj, o Zot? E Zoti më tha mua: Ngreu e hajde ndë Dhamasko, e atje do të të thuhetë ti për gjith’ ato që do të bëç.
11
E si nukë shohë nga të llampsurit’ e asaj dritet, më hoqnë për doret shokëtë, e arçë ndë Dhamasko.
12
E një njeri Anania, i trëmburë Perndisë sikundr’ është nomi, edhe i mburturë prej gjithë Çifutet që rrijn’ atje.
13
Si erdhi tek unë e ndënji përpara, më tha: Saull vëlla, hap sitë. E unë atë çast e paçë atë.
14
E ai më tha: Perndia e baballarëvet sonë të ka ordhinjasurë ti që krie herësë të njohç thelimën’ e tij, e të shohç të Drejtinë, e të digjoç zë nga goja e tij.
15
Sepse do të jeç martir i atij mbë gjithë njerëz, ature që pe edhe ature që digjove.
16
E ndashti pse sillej? Ngreu e pagëzou, e laj fajet’ e tua, tuke thirrë ëmërin’ e Zotit.
17
E kur u kthieçë nd’Ierusalim e faleshë nd’Iero, më gjau të bjerë ndë një të dalë nga vetiu.
18
E paçë atë që më thosh mua: Anangas. Dil me të shpejta nga Ierusalimi, se do të mos dheksenë martirinë tënde për mua.
19
E un’ i thaçë: Zot, ata e dinë që unë jeshë ai që i vërë ndë hapsanë, e i rrahë ndëpër sinagoje ata që besoijnë mbë tij.
20
Edhe kur derdhej gjaku i Stefanit, martirit sit, unë jeshë përpara, e mbë një kshill për vreëlë të tij, e ruajë rrobat’ e ature që e vrisnë.
21
E më tha mua: Hajde, se unë do të të dërgoj ti ndë filira të larga.
22
E e digjoijnë atë ngjera mbë këtë fjalë, ma pastaje ngrijtinë zën’ e ture e thanë: Ngree nga dheu të tillinë, sepse s’ësht’ e udhësë të rrojë ai.
23
E kur thërritn’ ata, e shtijnë rrobatë poshtë, e ngrijnë pluhur nd’erë.
24
Porsiti Hiliarhu ta shpijnë atë ndë kala e u tha ta rrihnë, e ta pietnë, që të mpson për çfarë punë thërrisnë kondr’ atij.
25
E poqë e shtrijtin poshtë e e lidhnë me rripa ta rrihnë, i thotë Pavllua Ekatondarhut që rrij përpara, ndë kini juvet urdhër të rrihni njeri Roman pa gjukuarë?
26
E Ekatondarhu si digjoi këtë fjalë, u qas te Hiliarhu e i rrëfen, e i thotë: Shih mirë ç’do të bëç, sepse kij njeri është Roman.
27
E Hiliarhu ju afërua, e i tha atij: Thuajmë mua ndë je ti Roman. Edhe ai i tha: Jam me të vërtetë.
28
E u përgjegj Hiliarhu: Un’ e kam blerë këtë kasaba shumë shtrejt. Edhe Pavllua i thotë: Unë jam edhe lerë i tilli.
29
E atë çast u larguanë prej si ata që duajnë ta pietnë atë. Edhe vetë Hiliarhu u frikua, se e njohu që është Roman, edhe sepse e pat lidhurë.
30
E ditën’ e nesërme duaj të njih të vërtetënë, për çfarë punë kallëzonej nga çifutë, e e zgjidhi atë nga të lidhuritë, e porsiti të mbëjidhishnë të parët’ e priftëret edhe gjithë sinodhi i ture. E si e nxori jashtë Pavllonë, e vu përpara ature.
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 23 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28