bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Chronicles 11
1 Chronicles 11
Albanian 2018
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 12 →
1
Të gjithë izraelitët u mblodhën te Davidi në Hebron e i thanë: «Ja, ne jemi kocka jote e mishi yt.
2
Edhe në të shkuarën, kur Sauli ishte mbret, ti i prije Izraelit. Zoti, Perëndia yt, të tha: “Ti do ta kullotësh popullin tim, Izraelin, e ti do të jesh udhëheqësi i popullit tim, Izraelit”».
3
Atëherë të gjithë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe Davidi bëri besëlidhje me ta në Hebron, para Zotit. Ata e vajosën Davidin mbret mbi Izraelin, siç kishte thënë Zoti, me anë të Samuelit.
4
Davidi shkoi me mbarë Izraelin në Jerusalem, domethënë në Jebus, sepse në atë tokë banonin jebusitët.
5
Banorët e Jebusit i thanë Davidit: «Ti nuk do të hysh këtu», por Davidi e pushtoi fortesën e Sionit, domethënë qytetin e Davidit.
6
Davidi kishte thënë: «Kush i godet i pari jebusitët, do të bëhet kryetar e prijës». Atëherë Joabi, biri i Cerujahut, ishte ngjitur i pari e ishte bërë kryetar.
7
Davidi u vendos në këtë fortesë, prandaj e quajnë Qyteti i Davidit.
8
Ai e rindërtoi qytetin nga Miloja përreth, ndërsa Joabi ndërtoi pjesën tjetër të qytetit.
9
Davidi bëhej gjithnjë e më i fuqishëm dhe Zoti i ushtrive ishte me të.
10
Këta janë krerët e trimave të Davidit, që u forcuan bashkë me të, me mbretërinë e tij e me mbarë Izraelin dhe që e bënë mbret mbi Izraelin, sipas urdhrit të Zotit.
11
Emrat e trimave të Davidit janë këta: Jashobeami, biri i Hakmoniut, kryetar i tridhjetë vetëve. Ai e vringëlloi heshtën kundër treqind vetëve e i vrau njëherësh.
12
Pas tij vjen Eleazari, biri i Dodo Ahohitit, njëri ndër tre trimat.
13
Ai ishte me Davidin në Pas Damim, kur filistinët u mblodhën aty për betejë. Aty gjendej një arë plot me elb, ku njerëzia mori arratinë prej filistinëve.
14
Atëherë zuri vend në mes të arës dhe e mbrojti. I goditi filistinët dhe Zoti i shpëtoi në mënyrë të madhërishme.
15
Tre prej tridhjetë kryetarëve zbritën te shkëmbi, pranë Davidit, te shpella e Adulamit. Fushimi i filistinëve ishte vendosur në luginën e Refaitëve.
16
Në atë kohë Davidi gjendej në fortesë, ndërsa çeta e filistinëve ishte në Betlehem.
17
Davidi shprehu një dëshirë: «Kush mund të më japë të pi nga pusi që është te porta e Betlehemit?».
18
Këta të tre çanë fushimin e filistinëve dhe nxorën ujë nga pusi që ishte te porta e Betlehemit. E morën dhe ia sollën Davidit për ta pirë, por ai nuk deshi ta pinte dhe e stërpiku për Zotin.
19
Pastaj tha: «Larg qoftë ta bëj këtë gjë para Perëndisë! A duhet ta pi gjakun e jetës së këtyre burrave? Ata vunë në rrezik jetën për ta sjellë». Prandaj nuk pranoi ta pinte. Kështu vepruan ata tre trima.
20
Abishai, vëllai i Joabit, ishte kryetari i tridhjetë vetëve. Ai e vringëlloi heshtën kundër treqind vetëve, i vrau e bëri emër bashkë me këta të tre.
21
Ai ishte më i njohuri ndër të tre dhe u bë prijësi i tyre, megjithatë nuk i arriti dot.
22
Benajahu, biri i Jehojadait, burrë i guximshëm e punëmadh, ishte nga Kabceli. Ai vrau dy njerëz të Ariel Moabit. Pastaj, një ditë me borë, zbriti në një pus e vrau një luan.
23
Ai vrau edhe një egjiptian, një burrë shtatmadh, pesë kutesh, i cili mbante në dorë një heshtë sa një bosht tezgjahu. Iu sul me një shkop, ia hoqi heshtën nga dora dhe e vrau me heshtën e vet.
24
Këto gjëra bëri Benajahu, biri i Jehojadait, dhe bëri emër ndër këta të tre.
25
U bë i lavdishëm bashkë me ata të tre, megjithatë nuk i arriti dot. Davidi e vuri në krye të truprojës së vet.
26
Trimat guximtarë ishin Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, biri i Dodoit, nga Betlehemi,
27
Shamot Haroriti, Halec Peloniti,
28
Irai, biri i Ikesh Tekoitit, Abiezer Anatotiti,
29
Sibeka Hushatiti, Ila Ahohiti,
30
Mahara Netofatiti, Heledi, biri i Banah Netofatitit,
31
Itai, biri i Ribait nga Gibeahu, prej bijve të Benjaminit, Benajah Piratoniti,
32
Hurai nga Vau i Gashit, Abiel Arbatiti,
33
Azmavet Baharumiti, Eliakba Shalboniti,
34
bijtë e Hashem Gizonitit, Jonatani, biri i Shageh Hararitit,
35
Ahiami, biri i Sahar Hararitit, Elifali, biri i Urit,
36
Hefer Meheratiti, Ahijah Peloniti,
37
Hecro Karmeliti, Narai, biri i Ezbait,
38
Joeli, vëllai i Natanit, Mibhari, biri i Hagriut,
39
Celek Amoniti, Nahra Berotiti, armëmbajtësi i Joabit, të birit të Cerujahut,
40
Ira Hitriti, Gareb Hitriti,
41
Urjah Hititi, Zabadi, biri i Ahlait,
42
Adinai, biri i Shiza Rubenitit, kryetar i tridhjetë rubenitëve,
43
Hanani, biri i Makahut, Joshafat Mitniti,
44
Uzia Ashteratiti, Shamai e Jejeli, të bijtë e Hotam Aroeritit,
45
Jediaeli, biri i Shimriut, dhe Joha Ticiti, vëllai i tij,
46
Eliel Mahaviti me Jeribain e Joshaviahun, të bijtë e Elnamit, Itmah Moabiti,
47
Elieli, Obedi e Jasiel Mecobaiti.
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 12 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29