bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Chronicles 14
1 Chronicles 14
Albanian 2018
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 15 →
1
Hirami, mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri, muratorë e marangozë, për t'i ndërtuar shtëpinë.
2
Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte caktuar mbret të Izraelit dhe se mbretëria e tij ishte lartësuar për hir të popullit të tij, Izraelit.
3
Davidi mori të tjera gra në Jerusalem e lindi bij e bija të tjera.
4
Këta janë emrat e atyre që i lindën në Jerusalem: Shamuai, Shobabi, Natani, Solomoni,
5
Ibhari, Elishuai, Elifeleti,
6
Nogahu, Nefegu, Jafiai,
7
Elishamai, Beeliadai dhe Elifeleti.
8
Kur filistinët e morën vesh se Davidi ishte vajosur mbret mbi mbarë Izraelin, të gjithë shkuan për ta kërkuar Davidin. Davidi e mori vesh e u doli para.
9
Filistinët mbërritën dhe zaptuan luginën e Refaimit.
10
Davidi u këshillua me Perëndinë e tha: «A duhet të dal kundër filistinëve? A do të m'i lësh në dorë?». Zoti iu përgjigj: «Dil e do të t'i lë në dorë».
11
Ata u ngjitën në Baal Peracim dhe Davidi i mundi aty. Davidi tha: «Perëndia i çau armiqtë e mi me dorën time, siç çahet uji». Prandaj ai vend quhet Baal Peracim.
12
Ata i lanë aty idhujt e tyre, por Davidi urdhëroi të digjeshin në zjarr.
13
Atëherë filistinët e mësynë përsëri luginën.
14
Davidi u këshillua sërish me Perëndinë dhe Perëndia i tha: «Mos shko pas tyre. Sillu rrotull e dilu para nga Bekaimi.
15
Kur të dëgjosh zhurmën e rreshtores në majat e Bekaimit, dil në betejë, sepse Perëndia do të dalë para teje, për ta goditur fushimin e filistinëve».
16
Davidi bëri siç e urdhëroi Perëndia dhe e shpartalluan fushimin e filistinëve nga Gibeoni në Gezer.
17
Emri i Davidit mori dhenë dhe Zoti i bëri të gjithë popujt t'ia kishin frikën.
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29