bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Chronicles 13
1 Chronicles 13
Albanian 2018
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 14 →
1
Davidi u këshillua me prijësit e të njëmijëve, të njëqindëve e me secilin udhëheqës.
2
Atëherë Davidi i tha mbarë bashkësisë së Izraelit: «Nëse ju duket gjë e mirë e nëse vjen prej Zotit, Perëndisë tonë, le të shpërndajmë e të dërgojmë lajmëtarë te vëllezërit tanë të mbetur në të gjitha trojet e Izraelit, si edhe te priftërinjtë e te levitët, që gjenden në qytetet me kullota, që të mblidhen te ne.
3
Le ta kthejmë te ne arkën e Perëndisë tonë, sepse nuk e kërkuam në kohën e Saulit».
4
Mbarë bashkësia pranoi të veprohej ashtu, sepse mbarë popullit iu duk e drejtë.
5
Davidi mblodhi mbarë Izraelin, nga Nili i Egjiptit deri në Lebo Hamat, për ta sjellë arkën e Perëndisë nga Kirjat Jearimi.
6
Davidi e mbarë Izraeli u ngjitën në Baalah, domethënë në Kirjat Jearim të Judës, për të mbartur që andej arkën e Perëndisë që quhet Zoti ulur mbi kerubë.
7
Ata e mbartën arkën e Perëndisë në një karrocë të re nga shtëpia e Abinadabit. Karrocën e ngisnin Uzai e Ahioi.
8
Davidi e mbarë Izraeli ngazëlleheshin fort para Perëndisë, me këngë, qeste, harpa, dajre, cimbale e bori.
9
Kur arritën te lëmi i Kidonit, Uzai zgjati dorën për të kapur arkën, sepse qetë gati u rrëzuan.
10
Mirëpo kundër Uzait u ndez zemërimi i Perëndisë dhe e goditi, sepse kishte vënë dorë në arkë. Prandaj vdiq në vend para Perëndisë.
11
Davidi u zemërua pse Zoti e goditi Uzain, prandaj e quajti atë vend Perec Uzah. Ai vend quhet Perec Uzah edhe sot e kësaj dite.
12
Atë ditë Davidi e pati frikë Perëndinë e tha: «Si mund ta sjell pranë vetes arkën e Perëndisë?».
13
Prandaj nuk e mori me vete arkën në Qytetin e Davidit, por e vendosi në shtëpinë e Obed Edomit, gititit.
14
Arka e Perëndisë ndenji tre muaj me shtëpinë e Obed Edomit, në shtëpinë e tij. Zoti e bekoi shtëpinë e Obed Edomit me gjithçka kishte.
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 14 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29