bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Samuel 11
2 Samuel 11
Albanian 2018
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 12 →
1
Në ndërrimin e viteve, në kohën kur mbretërit dalin në luftë, Davidi dërgoi Joabin, shërbëtorët që ishin me të e mbarë Izraelin, për të shfarosur amonitët. Ata rrethuan Rabahun, ndërsa Davidi qëndroi në Jerusalem.
2
Një mbrëmje Davidi u ngrit nga shtrati dhe filloi të shëtiste në tarracën e shtëpisë së mbretit. Nga tarraca pa një grua që po lahej. Ajo ishte shumë e bukur.
3
Davidi dërgoi njerëz të pyesnin për atë grua dhe i thanë: «Kjo është Batsheba, bija e Eliamit, gruaja e Urjah Hititit».
4
Atëherë Davidi dërgoi disa lajmëtarë për ta sjellë tek ai dhe fjeti me të. Ajo sapo kishte kryer ritin e pastrimit nga të përmuajshmet. Pastaj ajo u kthye në shtëpinë e vet.
5
Gruaja mbeti shtatzënë dhe i dërgoi lajm Davidit e i tha: «Jam shtatzënë!».
6
Davidi i çoi fjalë Joabit e i tha: «Ma dërgo Urjah Hititin». Joabi e dërgoi Urjahun te Davidi.
7
Kur Urjahu mbërriti tek Davidi, ai e pyeti për Joabin, ushtrinë dhe ecurinë e luftës.
8
Pastaj i tha: «Shko në shtëpi e laj këmbët». Urjahu doli prej shtëpisë së mbretit dhe mbreti i dërgoi një dhuratë.
9
Urjahu fjeti te porta e shtëpisë së mbretit, bashkë me shërbëtorët e zotërisë së vet dhe nuk shkoi në shtëpi.
10
Kur e lajmëruan Davidin se Urjahu nuk kishte shkuar në shtëpinë e vet ai i tha: «Sapo ke ardhur nga udha, përse nuk shkon në shtëpi?».
11
Urjahu iu përgjigj: «Kur arka, Izraeli e Juda banojnë në kasolle dhe Joabi e shërbëtorët e zotërisë tim fushojnë në fushë të hapur, si të shkoj për të ngrënë, për të pirë e për t'u shtrirë me time shoqe? Pasha jetën tënde, pasha shpirtin tënd, nuk do ta bëj një gjë të tillë».
12
Atëherë Davidi i tha: «Rri këtu edhe sot. Nesër do të të nis». Urjahu qëndroi në Jerusalem atë ditë dhe të nesërmen.
13
Davidi e ftoi që të hante në prani të tij. I dha të pinte dhe e dehu. Në mbrëmje ai doli e u shtri në shtrat mes shërbëtorëve të zotërisë së vet, por në shtëpi nuk shkoi.
14
Në mëngjes Davidi i shkroi një letër Joabit dhe ia dërgoi me anë të Urjahut.
15
Në letër shkroi: «Vëreni Urjahun në vijën e parë, aty ku beteja është e ashpër. Pastaj tërhiquni prej tij, që ta qëllojnë e ta vrasin».
16
Kështu, kur Joabi rrethoi qytetin e vuri Urjahun te vendi ku e dinte se kishte luftëtarë të fortë.
17
Burrat e qytetit dolën për t'u ndeshur me Joabin dhe aty ranë disa nga shërbëtorët e Davidit. Atje vdiq edhe Urjah Hititi.
18
Atëherë Joabi i çoi lajm e i tregoi Davidit gjithçka që ndodhi në betejë.
19
Joabi e porositi lajmëtarin e i tha: «Pasi t'i kesh treguar mbretit gjithçka për betejën
20
dhe ai zemërohet e pyet: “Përse sulmuat pranë qytetit? A nuk e dinit se do t'ju qëllonin nga muret?
21
Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshetit? A nuk e qëlloi një grua nga muri me gurin e mokrës dhe ai mbeti i vdekur në Tebec? Përse iu afruat murit?”, ti do t'i thuash: “Vdiq edhe shërbëtori yt Urjah Hititi”».
22
Lajmëtari shkoi dhe i tregoi Davidit gjithçka siç e kishte porositur Joabi.
23
Lajmëtari i tha Davidit: «Armiqtë patën epërsi e na dolën në fushë të hapur, por ne iu kundërvumë deri në të hyrë të portave.
24
Shigjetarët i qëlluan nga muret shërbëtorët e tu dhe disa prej shërbëtorëve të mbretit vdiqën. Vdiq edhe shërbëtori yt Urjah Hititi».
25
Davidi i tha lajmëtarit: «Kështu thuaji Joabit: “Mos u shqetëso për këtë, se kështu e ka shpata që përpin sa andej-këtej. Vërsulju qytetit dhe rrafshoje”».
26
Kur gruaja e Urjahut dëgjoi se i shoqi kishte vdekur, e vajtoi.
27
Pasi kaloi koha e zisë, Davidi dërgoi njerëz për ta sjellë në shtëpinë e tij. E mori për grua dhe ajo i lindi një djalë. Por kjo që bëri Davidi ishte keq në sytë e Zotit.
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 12 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24