bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Samuel 4
2 Samuel 4
Albanian 2018
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 5 →
1
Kur biri i Saulit e mori vesh se Abneri kishte vdekur në Hebron, ai u ligështua dhe tërë Izraeli u tmerrua.
2
Biri i Saulit kishte dy prijës çetash. Njëri quhej Banah dhe tjetri Rekab. Ata ishin bijtë e Rimon Berotitit, prej Benjaminit, sepse edhe Beroti mbahej si pjesë e Benjaminit.
3
Berotitët kishin ikur në Gitaim dhe kishin qëndruar aty si të ardhur gjer më sot.
4
Jonatani, biri i Saulit, kishte një djalë të çalë. Ai kishte qenë pesë vjeç kur kishte ardhur lajmi prej Izrelit për Saulin dhe Jonatanin. Mëndesha e kishte marrë dhe ia kishte mbathur. Teksa nxitonte për të ikur, djali i kishte rënë përtokë dhe kishte mbetur i çalë. Ai quhej Mefiboshet.
5
Bijtë e Rimon Berotitit, Rekabi dhe Banahu, mbërritën te shtëpia e Ishboshetit, kur ai po pushonte në zheg.
6
Ata hynë brenda në shtëpi gjoja për të marrë elb dhe e qëlluan në bark. Pastaj Rekabi dhe Banahu ia mbathën.
7
Ata kishin hyrë në shtëpi kur ai kishte qenë shtrirë në dhomën e tij. E kishin vrarë dhe ia kishin prerë kokën. Pastaj e kishin marrë me vete dhe kishin udhëtuar tërë natën rrugës për në Arabah.
8
Ia sollën kryet Davidit në Hebron e i thanë: «Ja, kryet e Ishboshetit, birit të Saulit, armikut tënd, që kërkonte të të merrte jetën. Sot, Zoti ia mori hakun zotërisë tonë kundër Saulit dhe pasardhësve të tij».
9
Por Davidi iu përgjigj Rekabit e Banahut, vëllait të tij, bijve të Rimon Berotitit: «Pasha Zotin, që e ka shpëtuar jetën time nga çdo rrezik,
10
nëse e kapa dhe e vrava në Ciklag, si shpërblim për lajmin e mirë, atë që më dha lajmin e vrasjes së Saulit,
11
aq më tepër do t'i dënoj keqbërësit që kanë vrarë një njeri të drejtë në shtëpinë e në shtratin e vet! Gjakun e tij do ta kërkoj prej duarve tuaja e do t'ju zhbij prej faqes së dheut».
12
Davidi urdhëroi djelmoshat dhe ata i vranë, ua prenë duart e këmbët dhe i varën pranë pellgut të Hebronit. Pastaj morën kokën e Ishboshetit dhe e varrosën te varri i Abnerit në Hebron.
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24