bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 Samuel 5
2 Samuel 5
Albanian 2018
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 6 →
1
Të gjitha fiset e Izraelit shkuan te Davidi në Hebron e i thanë: «Ja, ne jemi kocka jote dhe mishi yt.
2
Edhe në të shkuarën, kur Sauli ishte mbret mbi ne, ti i prije Izraelit. Zoti të tha: “Ti do ta kullotësh popullin tim, Izraelin, e ti do të jesh udhëheqësi i Izraelit”».
3
Atëherë të gjithë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe mbreti David bëri besëlidhje me ta në Hebron, para Zotit. Ata e vajosën Davidin mbret mbi Izraelin.
4
Davidi ishte tridhjetë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi dyzet vjet.
5
Ai mbretëroi në Hebron, mbi Judën, për shtatë vjet dhe në Jerusalem, mbi mbarë Izraelin dhe Judën, për tridhjetë e tri vjet.
6
Mbreti shkoi me njerëzit e tij në Jerusalem të sulmonte jebusitët, banorët e vendit. Ata i thanë: «Nuk ke për të hyrë, se edhe të verbrit e të çalët do të të zmbrapsin!». Ata mendonin se Davidi nuk mund të hynte dot.
7
Por Davidi e pushtoi fortesën e Sionit që u quajt Qyteti i Davidit.
8
Atë ditë Davidi tha: «Kush sulmon jebusitët të dalë te hullia e kroit e të godasë të çalë e të verbër që Davidi i urren me shpirt». Prandaj thuhet: «I verbri dhe i çali nuk do të hyjnë në tempull».
9
Davidi u vendos në këtë fortesë, prandaj u quajt Qyteti i Davidit. Ai e rindërtoi qytetin përreth, nga Miloja e më tej përbrenda.
10
Davidi bëhej gjithnjë e më i fuqishëm dhe Perëndia i ushtrive ishte me të.
11
Hirami, mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri, marangozë e muratorë. Dhe ata ndërtuan një shtëpi për Davidin.
12
Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte caktuar mbret të Izraelit dhe se mbretëria e tij ishte lartësuar për hir të popullit të tij, Izraelit.
13
Davidi mori të tjera gra e shemra në Jerusalem, pas kthimit nga Hebroni, dhe lindi bij e bija të tjera.
14
Këta janë emrat e atyre që i lindën në Jerusalem: Shamuai, Shobabi, Natani, Solomoni,
15
Ibhari, Elishuai, Nefegu, Jafiai,
16
Elishamai, Eliadai dhe Elifeleti.
17
Kur filistinët e morën vesh se Davidi ishte vajosur mbret mbi Izrael, të gjithë shkuan për ta kërkuar. Davidi e mori vesh e shkoi në fortesë.
18
Filistinët mbërritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
19
Davidi u këshillua me Zotin e tha: «A të dal kundër filistinëve? A do të m'i lësh në dorë?». Zoti iu përgjigj Davidit: «Dil, e do të t'i lë në dorë».
20
Davidi u ngjit në Baal Peracim dhe i mundi aty. Atëherë Davidi tha: « Zoti i çau armiqtë e mi siç çahet uji». Prandaj ai vend quhet Baal Peracim.
21
Filistinët i lanë aty idhujt e tyre dhe ato i morën Davidi dhe njerëzit e tij.
22
Filistinët sulmuan edhe një herë dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
23
Davidi u këshillua sërish me Zotin dhe ai i tha: «Sillu rrotull e dilu para nga Bekaimi.
24
Kur të dëgjosh zhurmën e rreshtores, në majë të Bekaimit, hidhu në sulm, sepse Zoti ka dalë para teje për ta goditur fushimin e filistinëve».
25
Davidi bëri siç e urdhëroi Zoti dhe i shpartalloi filistinët nga Geba gjer sa del në Gezer.
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 6 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24